1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Grekët shpresojnë të marrin sa më shpejt ndihma financiare prej miliarda euro

Greqia nuk i përballon dot më borxhet financiare dhe ka kërkuar ndihmë nga institucionet ndërkombëtare. Gjermania do të ndihmojë menjëherë, por vetëm nën "kushte të rrepta"

Greqia në krizë

Greqia në krizë

Letra e shkurtër e qeverisë greke të premten (23.4.21010) hyri në histori: Për herë të parë qysh prej krijimit të Zonës së Euros, një vend antar nuk është më në gjendje të vetëfinancohet. Kërkesa zyrtare për ndihmë financiare iu dorëzua partnerëve në Bruksel dhe Uashington, BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN. " Jemi të detyruar të kërkojmë aktivizimin e mekanizmave shpëtues", shpjegoi kryeministri grek Giorgos Papandreou.


30 miliardë euro nga Evropa, 15 miliardë euro nga FMN-ja

Kështu ndodhi ajo që të gjithë shpresonin se do të mund të evitohej: Paketa e ndihmave prej miliarda euro e vendeve të BE-së dhe FMN-së është me të vërtetë e domosdoshme.

Vendet e Zonës Euro kishin rënë dakord për rreth 30 miliardë euro ndihmë për këtë dhe FMN-ja për 15 miliardë euro të tjera.

Merkel: "Na prezantoni sa më parë kursin qeveritar të kursimeve"

Kancelarja Angela Merkel - Gjermania parimisht e gatshme për të ndihmuar

Kancelarja Angela Merkel - Gjermania parimisht e gatshme për të ndihmuar

Qeveria gjermane është parimisht dakord për ndihmën e shpejtë financiare. Por më parë Greqia duhet t' i prezantojë BE-së dhe FMN-së një program të besueshëm kursimi, tha kancelarja gjermane Merkel në Berlin, pas telefonatës që kreu me kryeministrin grek Papandreou.

Sipas kancelares gjermane ndihma financiare për Greqinë nuk do të merret nga buxheti shtetëror gjerman por do të rrjedhë në formë krediti nga banka shtetërore gjermane KfW. Por qeveria gjermane duhet të marrë përsipër garancinë, në rast se Greqia dikur nuk do të jetë në gjendje ta kthejë mbrapsht këtë kredi.


Spanja dhe Franca të gatshme për ndihmë

Sidoqoftë është ende e paqartë se kur do të arrijnë ndihmat në Athinë. Qeveria greke shpreson që kjo të ndodhë sa më parë, sepse më 19 maj Greqia duhet të kthejë një hua shtetërore prej 8.5 miliardë euro.

Por shancet që Greqia të përfitojë brenda këtij afati nga ndihmat ndërkombëatre financiare janë të mira: Spanja deklaroi se do të vërë në dispozicion deri të premten e ardhshme 3.67 miliardë euro: Franca deklaroi gjithashtu se do të ndihmojë deri më 6 maj me kredi prej 6.3 miliardë euro.


Grekët protestojnë kundër kërkesës për ndihma

Grekët protestojnë në mbarë vendin

Grekët protestojnë në mbarë vendin

Ndërkohë populli grek është i pakënaqur me kërkesën e qeverisë së tij për ndihma nga jashtë. Të premten (23.4.) qindra njerëz protestuan në Athinë dhe Selanik kundër vendimit të qeverisë për të kërkuar ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja.

Autorë: Frank Wörner/ Sonila Harasani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 24.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N5JZ
  • Data 24.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N5JZ