1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Grekët kapërcejnë pengesën e parafundit

Planet e reformave greke janë gati, programi i ndihmës i BE-së pritet të zgjerohet deri në qershor. Por tani duhet të zbatohen reformat e vështira. Qeveria greke parashikon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse.

Për qeverinë e re greke rruga drejtë zgjatjes së programit aktual të ndihmës, të padëshiruar fillimisht, është një vrapim i vërtetë me pengesa. Pas marrëveshjes bazë me donatorët në Eurogrup të premten e kaluar, këtë të martë përfaqësues të Trojkës dhe ministrat e Financave të Eurogrupit miratuan planin e reformës të dorëzuar në afat. Pengesat ardhshme janë miratimi i vazhdimit të programit të ndihmës deri në fundjavë në parlamentet e disa vendeve të Eurozonës. Bundestagu gjerman do të vendosë të premten. Në qoftë se kalohen edhe pengesat e fundit, atëherë programi i dytë i ndihmës për Greqinë do të zgjatet përsëri për katër muaj të tjerë deri në fund të qershorit.

Programin e reformës, që koalicioni radikal i së majtës dhe i së djathtës greke paraqiti në Bruksel, kreu i Eurogrupit, ministri holandez i financave Jeroen Dijsselbloem e quajti vetëm një hap të parë. "Duhet bërë edhe shumë më tepër", tha Dijsselbloem. Greqia duhet ta vendosë ekonominë e saj përsëri në rrugën e duhur dhe të rifitojë besimin.

Bisedime të vështira në Bruksel

Bisedime të vështira në Bruksel

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, që është përgjegjës për euron, e quajti listën vetëm një plotësim të programit ekzistues të shpëtimit, por jo plan të ri të përfunduar. "Kjo tani na jep hapësirë për negociata deri në prill", tha Dobrovskis për Deutsche Wellen.

Bileta për asgjëkund?

Qeveria greke pak para përfundimit të afatit në mesnatë dorëzoi një plan gjashtë faqesh, i cili ishte miratuar më parë nga Komisioni i BE në Bruksel në formë letërkëmbimi dhe e-mailesh. Në të qeveria pranon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse, vlerësoi shefi i Eurogrupit Dijsselbloem. Të ardhurat do të ngrihen përmes luftimit të evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit. Nga grekët e pasur do të kërkohet të paguajnë më shumë taksa se më parë. Këto masa sipas vlerësimit të ministrit të Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, do të sjellin pesë miliardë euro. Megjithatë do të zgjasë disa muaj në qoftë se jo vite, derisa këto të ardhura të mund të gjenerohen me të vërtetë, kritikoi eurodeputeti Markus Ferber në DW: "Këto janë rezervime biletash për asgjëkund, sepse dhe qeveritë e mëparshme në Greqi nuk ia kanë dalë të vënë kontrolle mbi tatimin e vlerës së shtuar, kontrabandën e cigareve, kontrabandën e karburantit. Përkundrazi qeveria e re i ka ndërprerë proceset e brendshme kundër zyrtarëve të korruptuar." Deputeti konservator Ferber thotë se konsideron propozimet si neglizhencë të madhe.

Dombrovskis: Ky nuk është plan i përfunduar

Dombrovskis: Ky nuk është plan i përfunduar

Qeveria greke do që të përmirësojë situatën e njerëzve në nevojë dhe të zbatojë të paktën një pjesë të premtimeve elektorale. Ministri grek i Financave Varoufakis propozon, që të jepet ushqim falas dhe të ulen faturat e energjisë. Deputeti i gjelbër i Parlamentit Evropian Sven Giegold e mirëpret faktin që qeveria greke do të ndryshojë programin e deritanishëm të reformave. "Të bësh sikur programi duhet të mbetet ashtu siç është, është gabim. Sepse programi nuk ka funksionuar deri tani. Mua më duket e äuditshme, që ai gati shenjtërohet nga disa kolegë të CDU/CSU", tha Giegold për DW. Në listën e miratuar tani bëhet fjalë për herë të parë për synime. Deri në fund të prillit Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucionet, të quajtur më parë Troika, duhet të kontrollojnë zbatimin e reformave. Edhe eurodeputeti i gjelbër Sven Giegold paralajmëron grekët: "Ndryshimi i programit është i drejtë, por premtimet e reja për reforma duhet të zbatohen. Për këtë grekët kanë kohë deri në fund të prillit, deri sa të vijnë paratë."

Që tani preokupime të reja financiare për Greqinë

Dijsselbloem: Duhet bërë shumë akoma

Dijsselbloem: "Duhet bërë shumë akoma

Vetëm pas një raporti pozitiv përfundimtar të institucioneve (Trojkës), mund të paguhen këstet e fundit të kredisë së programit të ndihmës pas një miratimi të mëtejshëm nga Eurogrupi në maj dhe qershor. Gjithsej janë në dispozicion akoma 7,2 miliardë euro nga burime të ndryshme. Shefi i Eurogrupit, Jeroen Dijisselbloem, shprehu gatishmërinë për një lloj fleksibiliteti në rast të kryerjes së reformave në Greqi. "Ne mund të ndryshojmë të gjitha masat, në qoftë se në fund arrihen të njëjtat rezultate fiskale", tha Dijsselbloem në Parlamentin Evropian. Deputeti Sven Giegold e përshëndet synimin e qeverisë së re në Athinë për të vepruar kundër evazionit fiskal. "Për mua është e rëndësishme, që më në fund të ndodhë diäka në fushën e mbledhjes së taksave. Eshtë e papranueshme që në njërën anë nevojiten para nga jashtë vendit dhe nga ana tjetër nuk tatohen të pasurit brenda vendit. Këtë askush nuk e kupton." Eurodeputeti konservator Markus Ferber nga ana tjetër kritikon koalicionin SYRIZA- Anel, se nuk është i gatshëm të reduktojë edhe shpenzimet e shtetit. "Por që mos të duash të bësh asgjë në lidhje me shpenzimet dhe dhe të shtosh programet e shpenzimeve, kjo të äon në mënyrë të pashmangshme në falimentimin e shtetit dhe rrezikun për këtë nuk duhet ta mbajnë evropianët." Kreu i Eurogrupit Djisselbloem theksoi përsëri se dalja e Greqisë nga bashkësia monetare Euro nuk shtrohet si opcion. "Kjo nuk është në rendin e ditës. Ne do të qëndrojnë së bashku."

Giegold: Programi i vjetër dështoi.

Giegold: "Programi i vjetër dështoi."

Meqë para fundit të prillit nuk do të jepen para nga programi i zgjatur i ndihmës, mbi ministrin e financave të Greqisë rëndojnë që tani halle financiare. Në fund të marsit është afati për të paguar një këst të kredisë së FMN-së. Të ardhurat nga tatimet kanë rënë me 20 për qind që nga fillimi i viti. Grekët tërheqin paratë e tyre nga bankat. Kjo është arsyeja, pse Greqia ka përsëri nevojë për kredi emergjente (ELA) nga Banka Qendrore Evropiane për bankat greke.

"Ndërhyrje skandaloze"

Përpara se programi i zgjatur i dytë i ndihmës për Greqinë të skadojë më 30 qershor, Greqia dhe donatorët ndërkombëtarë duhet të negociojnë për vazhdimin. Kthimi i Greqisë në tregjet financiare private, siä ishte menduar fillimisht, duket i pamundur nga këndvështrimi i sotëm. Interesi do të jetë shumë i lartë. Këtë e pranoi indirekt edhe Jeroen Dijsselbloem. Qeveria greke në këto negociata me siguri që do të rishtrojë temën e ristrukturimit të borxhit, apo të një konference për borxhin, që vendet e eurozonës deri tani e kanë refuzuar. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i sheh me rezerva bisedimet e ardhshme me Greqinë. "Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi parë javët e fundit, sa e vështirë ka qenë për të negociuar me grekët", tha Timmermans në televizionin gjerman ARD. "Problemet vërtet të vështira do të vijnë në verë", thonë diplomatët e BE pas kapërcimit të "pengesave" të para nga grekët në Bruksel.

Eurodeputetët konservatore akuzojnë Komisionin e BE-së, se mban shumë anën e qeverisë greke. "Unë jam i tmerruar nga roli i Komisionit. Si është e mundur, që një institucion, i cili duhet të kontrollojë, nëse programi është në përputhje me rregullat, ua shkruan si të thuash programin grekëve", kritikoi Markus Ferber nga CSU-ja bavareze. Komisioneri i BE Pierre Moskovici që javën e kaluar është përzier në favor të grekëve. Kjo është skandaloze, thotë Ferber për DW. Deputeti Sven Giegold nga ana tjetër tha se Komisioni Evropian bën pikërisht atë, që ka për detyrë: bashkërendohet me Greqinë, jep mbështetje dhe mundëson kompromise.