1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

'Grand Strategy'´ka dështuar

Shtypi gjerman i ditës mbi politikën ndërkombëtare

default

Nga gazeta "Dresdner Neueste Nachrichten" shkëpusim komentet për vendimin e Dumas ruse për zgjatjen e kohës së mbajtjes së postit të presidentit:

"Dobësitë e Rusisë janë të njohura gjithandej, nipotizëm. krenari e sëmurë kombëtare. Por nisur nga matjet objektive në këtë shtet autoritar të ngritur nga Putini dhe vazhduar nga Medvedjevi, njerëzit janë më të lirë se ndonjëherë në historinë e tyre, dhe një pjesë e madhe e tyre i kanë punët mirë edhe materialisht. Ëndërra për prosperitet dhe demokraci është ndryshe në perëndim. Prandaj do të ishte mirë të flitej më pak për Moskën dhe më shumë me të. Rusia nuk është ariu i dalë nga loja, por është një konkurent politik dhe ekonomik në garën për ndikim dhe tregje. Perëndimi duhet të mendojë me qetësi dhe të veprojë. Sepse Rusia ka qëllime të mëdha, por edhe probleme të mëdha, të cilat nuk mund t`i zgjidhë e vetme. Për këtë ajo ka nëvoje për dialog, pa iluzione ose efekte paranoike."

Gazeta " Neues Deutschland" nga Berlini shkruan për humbjen e pushtetit të SHBA-ve dhe për presidentin e ri:

"Epoka e deklaruar e fundit të gjithë historisë së rendit unipolar botëror është duke u kthyer në shënim historik, sepse superfuqia e ka shpurë veten në qorrsokak. Luftrat e kanë dobësuar ashtu si dhe kriza financiare. Ndërkohë qëllon që në Uashington të ketë njerëz që të venë në pikëpyetje edhe doktrinën shtetërore të neoliberalizmit. Imperiumi është duke u lëkundur. A do të godasë ai mbrapsht? Sepse studimet flasin për rrezikun e konfliketeve ndërkombëtare për lëndë të para si naftë dhe ujë i pijshëm, ose ndërhyrje e armëve atomike. 'Grand Strategy', me të cilën Uashingtoni kërkon ta kthejë botën në treg që ta dominojë vetë politikisht dhe ushtarakisht, ka dështuar hë për hë. Nëse presidenti i ri do të kryejë vërtet ndryshimet e premtuara, që do të jenë mirë për të gjithë, pritet të shihet."

  • Data 22.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzmA
  • Data 22.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzmA