1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gräßle: Ne duhet t'i shpenzojmë më me kujdes paratë e BE-së

Ndërsa prej vendeve të BE-së kërkohet që të kursejnë Brukseli kërkon më tepër para. Për vitin 2011 buxheti i BE-së pritet të rritet.

Në foto, Ingeborg Grässle

Në foto, Ingeborg Grässle

Edhe pse buxheti i BE-së është në llojin e vet specifik, eurodeputetja gjermane Ingeborg Gräßle, anëtare e komisionit të kontrollit të buxhetit thotë se paratë e Brukselit duhet të shfrytëzohen më me kujdes dhe efektivitet.

Buxheti i BE-së ka disa tipare të veçanta, sepse është buxhet subvencionimesh. Kjo do të thotë se si rregull ne kemi të bëjmë me një buxhet shtatëvjeçar dhe me planifikime financiare afatgjata. "Por ne duhet të shohim se ç'bëhet me paratë e BE-së dhe se si mund t'i shpenzojmë këto para më mirë se deri tani." - thotë eurodeputetja Ingeborg Gräßle.

Blloqet më të mëdha të shpenzimeve të buxhetit të BE-së i zë politika agrare me 31%, më tej fondet strukturore të ashtuquajtuarat "ndihma sociale për rajonet e varfëra" me 45% ndërsa sektorët e tjetër paguhen nga 24% që mbetet. "Ajo që më bën merak është se sektorë të tillë si arsimi dhe shkenca po përjetojnë, në krahasim me sektorët e tjerë, shkurtime të mëdha."

Në projektbuxhetin e paraqitur prej Këshillit të BE-së bëhet fjalë për shkurtime në masën 8% në sektorin e shkencës dhe të studimeve dhe po kaq shumë në sektorin e jashtëm. "Unë jam që shkurtime të ketë në fondet strukturore, ku kemi një tepricë buxheti prej më tepër se 100 miliardë eurosh" - thekson Ingeborg Gräßle.

Në vendet e reja të BE-së, thekson eurodeputetja, shohim se investohet shumë më tepër në beton se sa tek kokat e njerëzve. Kjo nuk më duket në rregull, sepse në këto vende si rregull bëhen investime të cilat tërheqin pas vetes shpenzime të tjera nga buxheti publik. P.sh. në shumë vende ndërtohen me para nga BE-ja opera, teatro apo muzeume. Unë s'kam gjë kundër tyre, por ata që i ndërtojnë duket se nuk e marrin parasysh se ç'shpenzime kanë dhe se sa kushtojnë më pas objekte të tilla, sepse në to duhen organizuar shfaqje apo ekspozita, duhen mirëmbajtur etj.

Gräßle mendon se është e domosdoshme të mendohet një politikë tjetër evropiane në lidhje me përdorimin e fondeve të BE-së. P.sh. në energjinë diellore: edhe pse Portugalia p.sh. ka shumë më tepër ditë me diell se Gjermania, në Gjermani ka për frymë popullsie shumë më tepër kolektorë diellorë të subvencionuar me paratë e BE-së se sa në Portugali. "Financimi me paratë e BE-së i projekteve për energjinë alternative do të ishte më me vend se sa të ndërtohet me to një autostradë tjetër x në Spanjë." - thotë eurodeputetja Ingeborg Gräßle, anëtare e komisionit të kontrollit të buxhetit të BE-së.

Autor: Karin Jäger/ Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 27.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OVBS
  • Data 27.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OVBS