1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Google sulmon Facebook: një rrjet social për të rifituar pjesët e humbura në treg

Google do të konkurojë Facebook: gjiganti i internetit prezantoi shërbimin e tij të ri Google+. Aktualisht ai disponibël ende vetëm në një version prove, dhe vetëm për një numër të vogël përdoruesish.

A do jetë Google+ konkurrencë për Facebook?

A do jetë Google+ konkurrencë për Facebook?

Elementi qendror quhet "Circles". Fjala është për grupe që vetëpërcaktohen, me të cilët përdoruesit mund të këmbejnë përmbajtje të ndryshme. "Ne besojmë se njerëzit mund të komunikojnë në mënyra shumë të larmishme", shkruante menaxheri i Google, Vic Gundotra, në një artikull në blog, lidhur me fillimin e shërbimit të ri.

Gundotra, me origjinë nga India dhe përgjegjës për shërbimet sociale tek Google, shkruan më tej se rrjete të tjera sociale ua bëjnë të vështirë përdoruesve, që përmbajtje të caktuara t'ua komunikojnë vetëm grupeve të caktuara të njerëzve. Tek shërbimi i ri i Google, kjo do të jetë ndryshe: ajo çka është destinuar për familjen nuk ka pse të shihet nga kolegët e punës. Dhe njerëzit me të cilët ndan vetëm një pasion nuk do të lexojnë asgjë për lidhjet sentimentale të përdoruesit. Në rrjete të tjera sociale, të dhënat për statusin janë të dukshme për të gjithë "miqtë", pa diferencime të qarta.

Ndryshe nga Facebokk Google+ ofron grupime sipas kategorive: familje, miq apo kolegë...

Ndryshe nga Facebokk Google+ ofron grupime sipas kategorive: familje, miq apo kolegë...

Google+ ofron më tej një funksion bashkëbisedimi (chat) me video, të emërtuar "Hangout". Deri në 10 pjesëtarë të një grupi mund të bisedojnë njëkohësisht me njëri-tjetrin, me kusht që të kenë të gjithë të njëjtën linjë të shpejtë interneti. Të reja janë edhe funksionet "Huddle", për njoftimet për grupet, si dhe "Sparks", një kombimin e funksionit kërkues dhe furnizues lënde të parë për "thashethemet" në rrjet.

Google ka mbetur prapa

Pas dështimit të shërbimeve "Google Buzz" dhe "Google Wave", gjiganti i internetit po përpiqet sërish të fusë këmbët në fushën e rrjeteve sociale. Kjo është urgjentisht e nevojshme për të ardhmen e kompanisë nga Mountain View në Kaliforni: dhjetorin e kaluar firma e studimeve për internetin "Experian Hitwise", botoi shifra që me siguri i shqetësuan menaxherët në qendrën e Google: në 2010 Facebook duket se ia ka marrë Google-it vendin e parë në listën e faqeve më të preferuara të internetit në SHBA.

Facebook më i preferuar se Google

Për Google është në lojë statusi i pikës më të rëndësishme të aksesit në internet. Veç kësaj makinat e kërkimit në internet, kërkojnë vërtet gjithë rrjetin, por në pjesën më të madhe të rasteve e kanë të bllokuar hyrjen në rrjetet sociale. Pra sa më shumë përdorues të shprehen në rrjetet sociale, aq më shumë material i mungon Google-it për furnizimin e algoritmeve të tij.

Kush do të kryesojë në listën e faqeve më të preferuara të internetit?

Kush do të kryesojë në listën e faqeve më të preferuara të internetit?

Edhe më i rrezikshëm për Google është fakti që përdoruesit gjithnjë e më shumë nuk i drejtohen më për pyetjet e tyre makinës së kërkimit por pyesin rrjetet e tyre dhe ndjekin udhëzimet e kontakteve të tyre.

Ngritja e një rrjeti social prioriteti kryesor

Rrjeti më i madh social, Facebook ka tashmë 600 milionë anëtarë. Sipas të dhënave të "International Herald Tribune" në muajin maj ata kanë kaluar atje mesatarisht 231 minuta. Kështu Facebook grumbullon një thesar gjigant të dhënash, i cili përdoret nga ekonomia e reklamës për reklama të konceptuara në mënyrë tejet individuale. Në prag të hyrjes në bursë të Facebook u fol për një vlerë prej 100 miliardë dollarësh për kompaninë. Kjo është më e madhe se vlera e tregut e kompanive Deutsche Bank, Deutsche Post dhe Lufthansa të marra së bashku. Rreth 313 milionë aksionet e Google kanë aktualisht një vlerë tregu prej 107 miliardë eurosh.

Në përpjekjet për të arritur rrjetet sociale, Google ka ndërmarrë ndryshime të mëdha strukturore vitin e kaluar: drejtori ekzekutiv Eric Schmitt u zëvendësua në post nga Larry Page, njëri prej themeluesve të Google. Page i ka dhënë prioritet ngritjes së një rrjeti social. Madje edhe shpërblimet shtesë për të punësuarit, janë kushtëzuar me krijimin e një rrjeti social. Se kur do të jetë i hapur për të gjithë Google+, koncerni nuk e ka bërë ende të ditur.

Autor: Matthias von Hein / E. Xhani

Redaktoi: Elert Ajazaj