1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Google- Street View në Gjermani

Deri në fund të vitit, Google do të fillojë me shërbimin e tij Street View dhe do të fusë në internet fotografitë gjithpërfshirëse të 20 qyteteve gjermane. Mbrojtësit e të dhënave mbajnë qëndrim shumë kritik.

Screenshot në Google Street View

Screenshot në Google Street View

Megjithë kritikat në rritje, Google kërkon të fillojë deri në fund të vitit edhe në Gjermani shërbimin me harta, Street View. Oferta me prezantimin e përgjithshëm të rrugëve dhe shtëpive do të bëhet fillimisht për 20 qytete që ndodhen midis Mynihut dhe Hamburgut, bëri të ditur Google të martën (10.08). Pronarë shtëpish dhe qiramarrës kanë mundësinë që duke plotësuar paraprakisht një formular online të kërkojnë që ndërtesa e tyre të mos njihet në internet.

I ngarkuari me mbrojtjen e të dhënave në Hamburg, Johannes Caspar kritikon si të nxituar futjen e këtij shërbimi interneti.

Privatsphäre im Internet

Banorët e 20 qyteteve me ofertën e Street View do të kenë mundësinë pas javës së ardhshme, që nëpërmjet një formulari online të kundërshtojnë nëse duan prezantimin e ndërtesës së tyre online. Nëpërmjet teknikës "blurring" fotografia e ndërtesës së tyre do të bëhet e panjohshme në internet, dhe do të duket vetëm skema.

Google ka filluar në vitin 2007 me Street View në SHBA. Vendi i parë evropian, me të cilin Google Maps zbaton këtë shërbim të integruar ka qenë Franca. Gjermania është vendi i 24 në botë që përdor këtë ofertë.

Autor: (DPA) Christof Kerkmann / Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora 

  • Data 11.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogiz
  • Data 11.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogiz