1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Goditjet ndaj Berlsuconit pasojë e një klime plotësisht të helmuar politike në Itali"

Nga shtypi i sotëm gjerman kemi përzgjedhur komentet lidhur me incidentin me Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, i cili u qëllua dhe u lëndua në kokë nga një person me të meta psiqike.

default

Kryeministri, Silvio Berlusconi, i plagosur

Gazeta "Westfalische Anzeiger" komenton:

"Shumë kritikë të shefit të qeverisë në Romë thonë se goditjet janë pasojë e një klime plotësisht të helmuar politike në Itali. Shumë prej tyre janë të bindur se vetë Berluconi e ka nxitur një gjë të tillë. Supozohet se ai do t'i shfrytëzojë këto sulme për qëllime të veta politike. Prandaj mund të thuhet se ai, që e goditi Berlusconin, u ka bërë dëm të madh kundërshtarëve të tij politikë", pohon kjo gazetë.

Ndërsa në "Leipziger Vokszeitung" lexojmë: "Jo, Italia nuk mund të kalojë në rend të ditës, sepse fytyra e përgjakur e Berlusconit është një simbol i një vendi, ku konflikti politik është kthyer prej kohësh në armiqësi dhe urrejtje. Shumë italianë kujtojnë vitet 70-të, kur esktremistët e djathtë dhe të majtë e sollën vendin gati në prag të luftës civile. Silvio Berlusconi është tani viktimë e kësaj atmosfere të rrezikshme, por që kur hyri në politikën italiane para pesëmbëdhjetë vjetësh, ai ka kontribuar vetë për krijimin e kësaj klime të helmuar", konstaton komentatori i kësaj gazete.

"Dhuna ka shumë shkaqe, të cilat nuk mund të përgjithësohen", pohon komentatori i gazetës "Braunschweiger Zeitung" dhe vazhdon: "Sulme ndaj politikanëve ka pasur edhe në Gjermani, ku politikanët kanë përçarë opinionin shumë më pak se Berlusconi. Kryeministri Berlusconi me vetëdije të plotë ka bërë që kultura politike të përjetojë dëme të mëdha. Ai i ka shlyer kufijtë mes fuqisë politike dhe ekonomike. Megjithatë, nuk ka vend për gëzim dhe është për keqardhje një ngjarje e tillë. Politikanët kanë nevojë për kontakte me popullin. Shtrëngimi i duarve dhe përshëndetjet janë të domosdoshme në takimet me qytetarë dhe kjo mundësia për këtë duhet të mbetet", pohon komentatori i kësaj gazete.

Autor: Bahri Cani/dpa

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 15.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L2Uu
  • Data 15.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L2Uu