1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Goditje për forcat e moderuara në të dyja anët e konfliktit të Lindjes së Mesme - Livni dështon në krijimin e qeverisë

Ministrja e jashtme, Zipi Livni, dështoi në përpjekjen për krijimin e një koalicioni qeverisës dhe për të qenë kryeministre. Të dielën Livni i deklaroi presidentit Shimon Perez, se s´mbetet rrugë tjetër veç zgjedhjeve.

default

Zipi Livni, ministre e jashtme e Izraelit

Të zhvillosh zgjedhje të reja nuk është ndonjë tragjedi, me këto fjalë Shimon Perez u përpoq ta ngushëllojë kryeministren e re, dhe Zipi Livni e pranoi këtë me arësyen e një burri shteti: Nuk ishte e lehtë që të paguaja çdo çmim për t´u bërë kryeministre. Me këtë ajo aludoi ndaj partisë ortodokse "Shas", me të cilën Livni besonte, se mund të hynte në koalicion, por më pas ajo nuk pranoi. Kërkesa e partisë për rritjen e parave për fëmijët nuk u përfill, gjithashtu partia nuk donte të pranonte gatishmërinë e Livnit për paqe me palestinezët duke hequr dorë prej Jeruzalemit Lindor.

Kjo paqe tani për tani sërish do të shtyhet për një farë kohe. Kjo tani u bë fakt, ndonëse prej kohësh merrej me mend, që nuk do të dilte gjë prej nismës së mirë të para një viti në Anapolis, që deri në fund të 2008 mund të arrihej në një marrëveshje mes Izraelit dhe palestinezëve. Gati tre muaj deri në zgjedhjet e reja në post do të vazhdojë të jetë Ehud Olmerti, si një kryeministër i përkohshëm, i cili nuk mund të marrë më asnjë vendim të rëndësishëm në kontekstin e vendosjes së paqes. Ai nuk mund të marrë asnjë vendim, nëse është fjala për kthimin e territoreve të pushtuara, e aq më pak për Jeruzalemin Lindor.

Si rjedhojë e këtyre zhvillimeve do të dobësohet edhe më shumë pozicioni i presidentit palestinez Mahmud Abaz: Një marrëveshje këtë vit do t´i kish rikthyer atij së paku një pjesë të besimit, që ai e ka humbur përmes konfrontimeve brenda palestineze me "Hamasin" dhe prej qëndrimit të ngurtë të Izraelit. Abazi ka nevojë urgjente për të rifituar besimin, nëse ai do të rikandidojë. Në fakt zgjedhjet janë më 8 janar, por ai e ka neglizhuar afatin e regjistrimit, dhe për këtë Hamasi e akuzon atë për qëndrim antikushtetues.

Tani natyrisht që mund të argumentohet, se gjatë 90 ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë sukses në Lindjen e Mesme, sepse po aq kohë do të zgjasë edhe sa të vijë në post presidenti i ri i SHBA. Xhorxh Bush (George W. Bush) nuk do të bëjë asgjë të re në javët e fundit të mandatit të tij. Tani bashkë me Olmertin dhe Abazin ai ndan pozicionin e njëjte te "pates së ngordhur" duke qenë kësisoj kryeministër në dispozicion. Kjo megjithatë nuk është ngushëlluese, sepse Lindja e Mesme më në fund duhet të qetësohet. Veçanërisht bërthama e konfliktit në rajon kërkon zgjidhje. Nuk mund të pranohet, që zgjedhjet në SHBA, grindjet brenda palestinezëve, presionet politike të partive hebreje, apo ndonjë tjetër sherr i politikë stë brendëshme ta rrezikojnë vazhdimisht këtë zgjidhje.

Për më tepër që situata kërcënohet të përkeqësohet edhe më shumë: Sondazhet aktuale parashikojnë jo fitoren e Zipi Livnit, por të shefit të partisë "Likud" Benjamin Netanjahu. Se çfarë do të thotë kjo, nuk është e nevojshme ta lexojmë në librat e historisë: Netanjahu ishte ai që gjatë mandatit të tij të fundit (nga 1996 deri në 1999) i dha një goditje vdekjeprurëse marrëveshjes së Oslos mes Izraelit dhe palestinezëve.


  • Data 27.10.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FhLo
  • Data 27.10.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FhLo