1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Goditje kundër opozitës - Dita e parë në Pakistan nën hijen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pasi kreu i Pakistanit Pervez Musharaf, shpalli të shtunën gjendjen e jashtëzakonshme, në vend ka nisur një valë arrestimesh në masë.

default

Police question a motorist at a checkpoint on a main road leading into Islamabad, Pakistan, Saturday, Nov. 3, 2007. Pakistan has been rocked by suicide bombings and clashes between security forces and militants in recent weeks, deepening unease ahead of a Supreme Court ruling on the validity of the Oct. 6 presidential victory by President Gen. Pervez Musharraf, a key U.S. ally. (AP Photo/Wally Santana)

Në Pakistan gjendja e jashtëzakonshme po shoqërohet me një valë të gjerë arrestimesh. Forcat e rendit të presidentit-gjeneral Musharaf kanë arrestuar ose kanë vendosur në arrest shtëpiak politikanë të opozitës, ndër ta edhe kryetarin e komisionit pakistanez të të drejtave të njeriut, Asma Jehangir. Zëdhënësi i partisë opozitare Liga Myslimane e ish-kryeministrit Navaz Sharif në Islamabad tha, se përpara lindjes së djellit erdhi policia dhe morri me vete dhjetra funksionarë dhe antarë të partisë.

Pakistan Polizeikontrollen und Ausnahmezustand Musharraf verhängt Ausnahmezustand in Pakistan

Presidenti-gjeneral i Pakistanit, Pervez Musharaf


Eksperti për politikën e Pakistanin Ikram Beghal shprehet i sigurtë, se Musharafi të gjitha këto i ka planifikuar me kohë: "Unë mendoj, se kushdo e ka parashikuar këtë. Mendimi se diçka mund të ndodhë u përforcua qysh të enjten më 1 nëntor tek pritej vendimi, nëse Musharafi në fillim të tetorit u zgjodh me të drejtë ose jo. Ndërsa të shtunën më 3 nëntor trupat depërtuan në qytet me argumentimin gjoja për shkak të terroristëve. Por në analizë të thellë, kuptohet, që pritej vetëm vendimi i gjykatës supreme për të ndërmarrë hapa të tilla."

Gjykata supreme duhej të sqaronte, nëse Pervez Musharaf mund të kandidonte në zgjedhje duke qenë njëkohësisht komandant i forcave të armatosura. Musharafi me sa duket llogariste më shumë me një vendim negativ. Ndaj ai vendosi gjendjen e jashtëzakonshme. Të shtunën pak pas mesnatës në televizionin shtetëror pakistanez u transmetua muzikë festive. Presidenti-gjeneral përshëndeti popullin e tij.

Musharafi publikoi deklaratën e tij për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai foli një orë të tërë. Ai përmendi dhunën e ekstremistëve dhe terroristëve si dhe ndërhyrjen përmes drejtësisë dhe medieve. "Pakistani ndodhet në rrugën e destabilizimit dhe unë nuk mund të lejoj, që ky vend të kryejë vetëvrasje. Ndaj mu desh të ndërmarrë një aksion për të siguruar transformimin demokratik, që e kam iniciuar përpara tetë vjetësh."

Presidenti-gjeneral shtoi, se ai do t´i përmbahet tranzicionit për në demokraci. Ende gjatë natës së parë të gjendjes së jashtëzakonshme u shkarkua gjyqtari suprem Shaudri dhe u vendos në gjendje arresti. Ai u zëvendësua me një tjetër gjyqtar. Udhëheqësja e opozitës Benazir Buto, e cila po atë natë ishte kthyer prej Dubait në Karaçi, deklaroi, se Musharafi po e çon Pakistanin edhe më shumë drejt diktaturës.

Për të hënën më 5 nëntor partitë e opozitës dhe avokatët mbrojtës kanë bërë thirrje për protetsta kundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe kësisoj edhe kundër presidentit dhe komandantit të ushtrisë, Musharaf.

  • Data 04.11.2007
  • Autor Bert Kanthak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0vI
  • Data 04.11.2007
  • Autor Bert Kanthak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0vI