1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Goditje e fortё ndaj korrupsionit nё Serbi dy javё pas hapjes sё negociatave me BE-nё

Pёrmes njё aksioni nё shkallё tё gjerё tё policisё nё Serbi u arrestuan (26.12) nёn dyshimin pёr korrupsion 79 vetё.

Gjatё aksionit tё pёrbashkёt tё policisё dhe prokurorisё nё Serbi u arrestuan 79 vetё, ndёr ta edhe njё ish-minstёr, dy ish-zёvendёsministra, disa shefa tё sipёrmarrjeve shtetёrore dhe ish-shefja e autoritetit pёr luftёn kundёr korrupsionit. Pёrmes pastrimit tё parave, abuzimit me postin dhe ryshfeteve ky grup ka mashtruar shtetin qё nga viti 2004 duke shkaktuar njё dёm prej rreth 100 milionё Eurosh, komunikoi ministri i Brendshёm Nebojsa Stefanovic nё njё konferencё shtypi nё Beograd. Ky ёshtё deri mё sot aksioni mё i madh i policisё kundёr korrupsionit, tha ministri mё tej. "Pёrmes njё operacioni tё pёrbashkёt policia dhe prokuroria e Serbisё arrestuan 79 vetё dhe pesё tё tjerё janё ende nё kёrkim. Po ashtu po kryhen hetime ndaj 39 personave tё tjerё. Ky ёshtё njё aksion i ndёrmarё pёr tё parandaluar kriminin financiar dhe korrupsionin nё radhёt e zyrtarёve publikё. Dyshimet kanё tё bёjnё me larje parashё, abuzim me detyrёn, falsifikim dokumentash, ҁertifikime tё rreme, punё e paskrupult, ryshfet, abuzim me prokurimet publike dhe tё tjera vepra penale. Shumica e veprave penale kanё tё bёjnё me makinacione nё sektorin e ndёrtimit, gjё qё i ka shkaktuar miliona Euro dёm buxhetit. Por të gjitha këto veprime, pavarësisht nga shkalla e dëmit financiar, që kanë shkaktuar, paraqesin rrezik për shoqërinë tonë", deklaroi ministri i Brendshёm nё konferencёn pёr shtyp.

Lufta kundёr korrupsionit kushti numёr njё pёr antarёsimin nё BE

Serbia është një vend, ku korrupsioni ka depërtuar në të gjitha poret e shoqërisë. Në indeksin e korrupsionit të Transparency International Serbia renditet në vendin e 78-të, mes Malit të Zi dhe Tunizisë. Së fundi gazeta më e madhe serbe "Blic" ka publikuar një "listë të çmimeve të korrupsionit". Në bazë të saj për 300 Euro mund të realizohet ndryshimi i shkollës. Një punim për mbrojtjen e doktoraturës kushton rreth 3000 Euro dhe një leje ndërtimi 1000 Euro. Për trajtimin me preferencë gjatë lindjes nëna duhet të paguajë 1000 Euro.

Belgien EU Beitrittsverhandlungen mit Serbien

Bisedimet e antarёsimit Serbi-BE u hapёn zyrtarisht mё 14.12.2015 nё Bruksel

Para pesë vjetësh u themelua në Serbi një agjenci kundër korrupsionit, por mundësitë e saj për kufizimin e korrupsionit janë shumë të pakta. "problemi ynë më i madh ka të bëjë me faktin, se kemi raste, që i zbulojmë dhe nuk mund t'i nxjerrim në gjyq ose t'i sanksionojmë në një mënyrë tjetër", ankohet Vladan Joksimovic, zëvendësdrejtor i agjencisë. Kush akuzohet për korrupsion, duhet të paguajë një gjobë të vogël dhe rasti me kaq mbyllet. Sivjet janë njoftuar 11 raste korrupsioni në nivele të larta politike apo në nivelin e administratës e vetëm njëri prej këtyre rasteve përfundoi në gjykatë.

Para dy javёsh Bashkimi Europian nisi zyrtarisht bisedimet e antarёsimit me Serbinё. Njё ndёr kёrkesat e BE-sё ёshtё, qё Serbia t'i kundёrvihet me vendosmёri korrupsionit dhe kriminalitetit tё organizuar. Ky vend i Ballkanit konsiderohet si njё ndёr mё tё korrruptuarit nё Europё.

DW.COM