1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

GNK: në Kosovë po rriten ndarjet etnike

Zyrtarët e misionit të BE-së në Kosovë nuk pajtohen me konstatimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili thotë se pas pavarësimit të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në përmbushjen e zotimeve.

Prishtinë, Kuvendi

Prishtinë, Kuvendi

Përfaqësuesit e zyrës civile ndërkombëtare, e cila kryesohet nga Piter Feith (Faith) dhe ata të misionit të BE-së për polici dhe drejtësi, e kryesuar nga Iv dë Kermabo (Yves de Kermabon), thonë se misionet akoma nuk janë plotësisht funksionale në Kosovë, por në këtë fazë të përgatitjes ato po e bëjnë mirë punën e tyre. Kështu i përgjigjen përfaqësuesit e misionit të BE-së në Kosovë një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku thuhet se që nga shpalja e pavarësisë komuniteti ndërkombëar nuk ka vendosur një bazë të qëndrueshme në të gjitha rajonet e vendit. Niklas Hejtën (Nicholas Hayton), është zëdhënës në zyrën civile ndërkombëtare.

"Nuk mendoj se duhet të ketë kritika të ashpra në adresë të EULEX-it, për faktin që ky mision akoma nuk është dislokuar plotësisht në Kosovë. Të gjithë e dimë se përpjekjet janë duke vazhduar dhe deri në fund të vitit ky mision do të jetë plotësisht operacional në Kosovë", tha zëdhënësi Hejtën.

Në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave thuhet se pavarësia e Kosovës duhet të qe mbikqyrur bazuar në propozimin e Marti Ahtisarit, por përkrahësit e planit nuk i kanë mbajtur zotimet e tyre. Kjo për shkak të kundërshtimit serb dhe rus dhe vullnetit të pamajftueshëm politik. Mirëpo zëdhënësja e EULEX-it, Verena Ringler, thotë se misioni i BE-së po mbikqyr institucionet e Kosovës.

"Ne i mirëpresim raportet analitike të organizatave të ndryshme, por gjendja në terren është pak më ndryshe, sesa thuhet në raport. Ne kemi parë hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, ne kemi parë progres në demarkacionin e kufirit me Maqedoninë, përparim në fushën e decentralizimit dhe në shumë çështje të tjera. Kjo janë të gjitha pika të përfshira në planin e Marti Ahtisarit, i cili po implementohet në Kosovë", thotë zëdhënësja Verena Ringler.

Sidoqoftë, zyrtarët e misionit të BE-së në Kosovë thanë se deri në fund të këtij viti i gjithë stafi i misionit do të dislokohet në Kosovë dhe do të ketë shtrirje graduale në të gjitha rajonet e vendit përfshirë edhe veriun e Kosovës. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare Piter Feith ka parashikuar që misioni të qëndrojë në Kosovë afro pesë vjet dhe pas kësaj kohë, ai është i bindur se institucionet e Kosovës do të munden ta vazhdojnë vetë rrugën drejt integrimit evropian.

  • Data 26.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPWv
  • Data 26.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPWv