1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

GNK : Kosova ka ende mbështetje në Këshillin e Sigurimit

Bekim Shehu / Prishtinë21 Dhjetor 2007

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, konstaton se diskutimi për Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit, ishte një ndihmë e madhe për Kosovën. Vitin e ardhshëm do të ndodhë ndërrimi i anëtarëve jo të përhershëm në KS

https://p.dw.com/p/CepJ
Këshilli i Sigurimit me katër anëtarë të rinj
Këshilli i Sigurimit me katër anëtarë të rinjFotografi: AP

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, konstaton se Kosova nuk ka patur kurrë më parë mbështetje më të madhe për pavarësinë e saj, sesa në këtë fundviti. Ky konstatim bazohet në seancën e fundit të KS-it, ku shumica e shteteve anëtare përkrahen planin e Marti Ahtisarit, i cili i garanton Kosovës pavarësi të mbikëqyrur. Aleks Anderson, është përfaqësues në Prishtinë i Grupit Ndërkombëtare të Krizave. "Mendoj se ka qenë e rëndësishme kjo seancë para përfundimit të vitit, sepse në këtë seancë kemi pasur një mbështetje të madhe të shteteve pro planit të Ahtisaari, mbështetje kjo që mund të humbasë vitin që vjen. Kjo për faktin se disa shtete që e kanë mbështetur planin do të largohen, ndërkohë që do të vijnë shtete të tjera të cilat nuk janë shumë të sigurta në mbështetjen e tyre ndaj planit. Kështu që mund të kemi një mbështetje të reduktuar", thotë Aleks Anderson. Ai thotë se zhvillimet e tjera rreth statusit të Kosovës, përkatësisht rreth pavarësisë, do të ndodhin në muajt e parë të vitit të ardhshëm, mirëpo jo para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Serbi.