1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjysma e G8-ës konsultohet në Paris për krizën botërore financiare

Të shtunën, në një takim të nivelit të lartë në Paris, për gjetjen e një zgjidhje për krizën financiare botërore janë këshilluar kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë

Merkel, Sarkozy dhe Brown gjatë konsultimeve në Paris

Merkel, Sarkozy dhe Brown gjatë konsultimeve në Paris

Burrështetas të vendeve më me ndikim në Evropë, u takuan të shtunën në një minisamit krize në Paris, ku kërkuan përgjegje të përbashkëta për krizën financiare ndërkombëtare. Në qendër të konsultimeve të presidentëve dhe kryeministarve të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë ishte çështja e garancave finanaciare shtetëore dhe rregullimi i tregjeve financiare në të ardhmen. Nikoqiri francez u angazhua për veprime të përbashkëta të evropianëve. Ndërkaq kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që edhe fajtorët për gjendjen e krijuar të japin kontributin e tyre në daljen nga kriza.


"Ne jemi të mendimit që politika në një situatë kaq të vështirë natyrisht që duhet të marrë përgjegjësi përsipër. Megjithatë ne jemi po ashtu të mendimit që ata të cilët kanë shkaktuar dëme duhet të japin kontributin e tyre. Ne flasim për sigurime të së ardhmes dhe besoj që në masë të madhe në vendet tona ato janë të harmonizuara në mënyrë që për të ardhmen të garantohet se kriza të tilla nuk do të paraqiten më", tha Merkel.


Katër shtet evropiane të G8-ës sipas propozimit të presidentit francez Nikolas Sarkozi do të arrijnë një qëndrim të përbashkët në mënyrë që në samitin e radhës së G8-ës të dalin me një propozim për reformimin e sistemit botëtror financiar. Në vendet e G8-ës bëjne pjesë edhe Shtetet e bashkuara të Amerikës, Japonia, Kanadaja dhe Rusia.


Fillimisht Sarkozi kishte propozuar ngritjen e një fondi të përbashkët si masë urgjente për shpëtimin e bankave sipas modelit amerikan me pakon shpëtimtare prej 700 miliardë dollarësh. Ky propozim është refuzuar nga pala gjermane.

  • Data 04.10.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FU6U
  • Data 04.10.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FU6U