1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjyqtarёt nё Poloni nёn presion

Monika Sieradzka
20 Gusht 2017

Nё Poloni po rrezikohet pavarёsia e sistemit tё drejtёsisё. Shumё gjyqtarё ndihen nёn shantazh prej autoriteteve tё shtetit. Ata janё tё vendosur tё bёjnё rezistencё.

https://p.dw.com/p/2iVMv
Polen Proteste gegen die Justizreform der Regierung
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. A. Nicolas

Nё Poloni janё shtuar protestat kundёr ndёrhyrjeve tё shtetit nё drejtёsi. Edhe gjyqtari Vlademar Zurek del nё protesta dhe lufton hapur kundër sulmeve të qeverisë polake ndaj drejtësisë. E pёr kёtё arsye, thotё ai, autoritetet e kanë vёnё atë në shënjestër. "Ndodhemi në luftë për shtetin ligjor. Ata duan ta ndryshojnë me ligje të thjeshta sistemin e shtetit tonë."

Me një ligj të thjeshtë ministri polak i Drejtësisë tani mund ta ndryshojë ose ta shkarkojë pa asnjë arsye kryetarin e gjykatës. Protestat e dhjetra mijërave vetëve deri tani kanë qenë pa sukses. Por ata duan të vazhdojnë të lufotjnë për pavarësinë e gjyqtarëve të tyre. Valdemar Zurek, gjyqtar i vёnё nё shёnjestёr prej autoriteteve nё njё nga protestat nё Varshavё e bёn tё qartё qёllimin e tij: "Në betimin tim si gjyqtar unë jam betuar para presidentit të Polonisë, që do të mbroj kushtetutën. Kushtetuta është ligji suprem. Ndaj unë deri në fund do të mbroj kushtetutën." 

Polen Proteste gegen die Justizreform der Regierung
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. A. Nicolas

Por për shkak të angazhimit të tij, thotë Zurek, ai është vënë tani në shënjestër të hetuesve polakë. Atij i mbërrijnë letra të shumta me kërcënime nga autorë të ndryshëm anonimё. E në vend që të kërkohen dërguesit e letrave, ёshtё ai tani qё po merret nё pyetje nga prokuroria, sikurse shpjegon Zurek: "Unë nuk i besoj prokurorisë. Unë druaj që së shpejti ato do të kontrollojnë kompjuterin tim me të gjitha informacionet dhe kontaktet. Qysh tani ata janë duke mbikqyrur telefonatat e mia dhe këtë pa më vënë mua në dijeni dhe pa aprovimin tim."

Edhe zyra e antikorrupsionit po heton kundër tij dhe i ka verifikuar deklarimin e të ardhurave nga vitet e fundit. Gjyqtari këto i konsideron si shantazh.

Zyra e antikorrupsionit, pyetjes lidhur me kёto hetime nuk pranon t'i pёrgjigjet nё intervistё. Në vend të kësaj ata japin një deklaratë shabllon përmes internetit: "Verifikimi i deklaratës së të ardhurave të gjyqtarit Valdemar Żurek është një ndër qindra, që kryen zyra e antikorrupsionit ҁdo vit. Verfikimi është sipas ligjit dhe rutinë e punës sonë."

Por nga ana tjetёr zyra e antikorrupsionit tërheq vëmendjen ndaj portaleve të internetit të afërta me qeverinë, që shkruajnë për gjoja pasuri "të konsiderueshme" të gjyqtarit.

Sipas politologes Materska- Sosnosvska kjo është taktikë. "Kjo fushatë mediatike zgjat normalisht disa muaj. Këtë autoritetet e pёrdorin si shkas për t'iu kundërvënë gjoja këtyre shkeljeve. Kështu ka ndodhur më parë edhe me përfaqësues të organizatave jo qeveritare. Fillimisht bëhet fushatë nxitëse kundër tyre dhe pastaj ato goditen."

Hetuesit duket se vazhdojnë më tej. Sepse në qytetin jugor polak Krakov, vendlindja e gjyqtarit Żurek dhe vendi ku ai punon papritur ёshtё gjetur  diçka tjetёr kundër tij. Edhe këtu, na tregon ai, prokuroria ka marrë një letër anonime. "Në letër shkruhej, se unë punoj shpesh në Varshavë dhe pak në Krakov. Prokurori ka vënë vulën "urgjent" dhe tani është duke u kontrolluar puna e sektorit tim gjatë dy viteve të fundit."

Megjithatё gjyqtari Zurek nuk do të heqë dorë. Ajo që e inkurajon atë e ardhmja e fёmijёve. Ai thotё, se synimi i tij ёshtё ёshtё qё vajza e tij të rritet në një Poloni të lirë dhe demokratike.