1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjyqtarë të korruptuar? - Përplasje mes qeverisë dhe drejtësisë në Bullgari

Në Bullgari ka sërish përplasje mes qeverisë dhe drejtësisë. Gjyqtarët janë të korruptuar, thuhet nga kampi i qeverisë. Qeveria përpiqet të shfuqizojë ndarjen e pushteteve, kundërpërgjigjen gjyqtarët dhe disa vëzhgues.

Bullgaria nën lupën e BE-së

Bullgaria nën lupën e BE-së

Policia njoftoi, se ishte planifikuar një atentat edhe për kryeministrin Boiko Borisov. E pak pas kësaj një gjykatë në Sofje i la të lirë të arrestuarit lidhur me këtë çështje: Tri gjyqtaret argumentuan, se provat janë të pamjaftueshme për t' i mbajtur të pandehurit në arrest hetimor. Ky vendim është i papërgjegjshëm komentoi menjëherë i indinjuar ministri i Brendshëm Tzvetan Tzvetanov – dhe kësisoj u kompletua konflikti i ri mes ekzekutivit dhe gjyqësorit në Bullgari, e cila është qysh nga viti 2007 anëtare e BE-së. Nisur nga ajo që Brukseli vazhdimisht insiston për suksese të shpejta në luftën kundër kriminalitetit, qeveria bullgare e zgjedhur para një viti përpiqet përmes kontrolleve spektakolare që të fitojë besimin si brenda edhe jashtë vendit.

Përplasja me gjytarët

Dy aksionet e fundit të kësaj fushate siç ka ndodhur rëndom mbanin emërtime të koduara, që tërheqin vëmendjen e medias: "gjithçka është as!" dhe "vrasësit". Të arrestuarit në valën e operacionit "vrasësi" ishin vrasës me porosi të biznesmenit dhe politikanit Yuri Galev, të cilët mbajnë përgjegjësi edhe për akte të tjera të përgjakshme të kryera ose të planifikuara, është shprehur kryeministri, edhe vet një viktimë e mundshme. Edhe ai i sulmoi me akuza gjyqtarët duke lënë qartë të nënkuptohet, se ata hanë bukë në një tryezë me kriminelët:

Boiko Borisov dhe Zvetan Zvetanov

Boiko Borisov dhe Zvetan Zvetanov

"Unë përpara 10 ditësh mësova, se ka një qëndrim për ta pezulluar procesin, për ta bojkotuar atë. Nëse kjo është e vërtetë ose jo mbetet në ndërgjegjen e gjyqtarëve", u shpreh Borissov.

Borissov, i cili deri para disa vjetësh ka qenë vet shef i policisë, qysh atëherë ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj sistemit të korruptuar të drejtësisë duke theksuar, se "ne i arrestojmë banditët, dhe gjyqtarët i lenë ata të lirë." Ndërsa tani si kryeministër ai përpiqet t' i bindë zgjedhësit dhe BE-në për këtë. Mesazhi i tij mirëpritet nga shumica e bullgarëve, pasi shumica mendojnë, se gjyqtarët vërtetë janë të korruptuar.

Tërheqje e vëmendjes nga dështimet?

Por zërat kritikë thonë, se forcimi i pushtetit të policisë, kontrollet spektakolare dhe akuzat kundër drejtësisë janë vetëm një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga dështimet në fusha të tjera. Zëdhënësja e lidhjes së gjyqtarëve të Bullgarisë, Neli Kutzkova:

"Ata nuk e kanë të lehtë. Fillimisht me zë të lartë shpallen suksese të mëdha, më pas tri gjyqtare të thjeshta konstatojnë mungesë provash. Në operacionin e kontrolleve të emërtuar "vrasësit" u arrestuan 20 vetë. Prej tyre 15 u lanë të lirë nga policia. Përse askush nuk u shqetësua për këtë?"

Pamje simbolike - Bashkimi Evropian dhe Bullgaria

Pamje simbolike - Bashkimi Evropian dhe Bullgaria

Që drejtësia bullgare nuk është e pastër nga korrupsioni këtë e konfirmojnë edhe vet përfaqësuesit e saj. Por fakti që kabineti qeveritar kohët e fundit kërkon si të thuash me qëllim konfrontimin me gjyqtarët, për të arritur përmes kësaj edhe realizimin e projektit të preferuar krijimin e një gjykate speciale, është një sekret i hapur. Gyqjësia speciale, pushteti i policisë, presioni politik ndaj drejtësisë të gjitha këto i bëjnë të pasigurtë qytetarët dhe dëmtojnë imazhin e vendit në botën e jashtme.

Për këtë arsye kryetari i Gjykatës së Lartë të Bullgarisë Lazar Gruev përpiqet ta çtensionojë situatën. "Qytetarët bullgarë dhe partnerët tanë jashtë vendit duhet të jenë të qetë. Gjykata bullgare edhe në të ardhmen do të vendosë vetëm mbi bazën e provave të ligjit."

Ajo që konstatohet është, se brenda tri vjetëve e gjysmë pas anëtarësimit në BE Bullgaria ndonëse është një demokraci funksionuese, ajo ende nuk është në nivelin e shtetit ligjor sipas standardeve evropiane.

Autor: Alexander Andreev / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 12.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oitd
  • Data 12.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oitd