1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjykata Supreme e Tajlandës konfiskon pjesën më të madhe të pasurisë së Thaksinit - Masa të rrepta sigurie në Bangkok

Me një vendim të Gjykatës Supreme ish-Kryeministri i Tajlandës Thaksin Shinavatra humb një pjesë të madhe të pasurisë së tij. Nga frika për trazira shpallja e vendimit u bë në Bangkok nën masa të rrepta të sigurisë

Gjykata Supreme në Bangkok (26.02.2010)

Gjykata Supreme në Bangkok (26.02.2010)

Gjykata Supreme në Tajlandë konfiskoi pjesën më të madhe të pasurisë së ngrirë të Thaksin-it. 46 miliardë Baht - përndryshe më shumë se një miliard euro nuk do t'i dorëzohen atij, thuhet në vendimin e gjykatësve (26.2.), i cili pritej me interesim të madh në Tajlandë. Se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër prej rreth 700 milionë euro, a do t'i kthehen ato Thaksin-it apo do të mbeten të ngrira, është ende e paqartë.

Ithtarë të ish Kryeministrit qajnë pas shpalljes së vendimit

Ithtarë të ish Kryeministrit qajnë pas shpalljes së vendimit

Më shumë se tetë orë nëntë gjykatësit e Gjykatës Supreme u morrën me akuzat kundër Thaksin-it. Ai akuzohej ndër të tjera se gjatë kohës sa ka qenë kryeministër ka ndryshuar ligjet e taksave dhe rregullat për fitimin e licencave për ndërrmarrjet e telekomunikacionit në avantazh të firmave të tij personale. Sipas bindjes së gjykatës Thaksin dhe gruaja e tij i kishin shitur vetëm formalisht fëmijëve, të afërmve dhe partnerëve në biznes, aksionet e tyre të ndërmarrjes së telekomunikacionit "Shin Corp". Në realitet ata kishin vazhduar të mbanin kontrollin mbi këto aksione. Sipas ligjit tajlandez një zyrtar i vendit mund të mbajë vetëm pesë për qind të aksioneve në një firmë.

Në foto, ish Kryeministri tajlandez, Thaksin Shinavatra

Në foto, ish Kryeministri tajlandez, Thaksin Shinavatra

Pak pas shpalljes së vendimit të gjykatës, Thaksin Shinavatra iu drejtua me një videomesazh ithtarëve të tij. Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat. Nga liberalizimi i ekonomisë gjatë kohës sa ai ishte në pushtet kanë përfituar të gjitha ndërmarrjet e jo vetëm firmat e familjes së tij. Kështu mendojnë edhe ithtarët e tij. Sean Boonpracong, është zëdhënësi i grupit të quajtur Këmishat e Kuqe: "Shikoni pak tregun tajlandez të aksioneve. Ai ishte në prag të shkatërrimit. Pastaj u vendos për lehtësimin e taksave për fitimet në aksione dhe të githa ndërmarrjet në vend përfituan nga ai vendim. Kur Thaksin ia shiti firmën e tij Shin Corp koncernit të Singaporit Temasek tregu tajlandez i aksioneve u ngrit me mbi 400 miliardë Baht. Ky ishte një fitim i madh për ekonominë tajlandeze - jo vetëm për Thaksinin. Por gjykata i merr parasysh vetëm përparësitë që i kishte Thaksini. Kjo është e padrejtë".

Forca të mëdha policore pranë Gjykatës Supreme në Bangkok (26.02.2010)

Forca të mëdha policore pranë Gjykatës Supreme në Bangkok (26.02.2010)

Qeveria tajlandeze druhet se pas vendimit të gjykatës mund të ketë trazira në vend. Kështu në mbarë Bangkokun janë stacionuar mijëra forca të sigurisë. Në gjendje gatishmërie ndodhet edhe ushtria. Megjithatë "Këmishat e Kuqe", të cilat mbështesin ish-Kryeministrin Thaksin e kanë shtyrë demonstratën e tyre me dy javë. Ata duan të mobilizojnë deri në një milion njerëz dhe të demonstrojnë deri sa qeveria të japë dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme. "Ne jemi kundër dhunës. Edhe pse vendimi i gjykatës nuk është i drejtë. Ne kemi një cak të madh para vetes. Ne duam që në mes të marsit të kemi në rrugë një milion njerëz", shprehet Boonpracong.

Autor: Bernd Musch-Borowska / Esat Ahmeti

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 27.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MDmA
  • Data 27.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MDmA