1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara vendos lidhur me padinë për genocid kundër Serbisë

Në gjykatën ndërkombëtare të OKB-së fillon procesi lidhur me padinë e Kroacisë kundër Serbisë. Kroacia në vitin 1999 ka ngritur padi kundër Serbisë për genocid nga vitet 1991 deri 1995.

default

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë

Si pasardhës i ligjshëm i Jugosllavisë së shpërberë tani Serbia duhet të mbrohet kundër padisë. Serbia mund të vërë në dyshim kompetencën e gjykatës. Me argumentin e pavlefshmërisë së gjykatës ajo do të mbrojë idenë se kjo gjykatë si edhe ajo e Kombeve të Bashkuara nuk ka kompetencë për të gjykuar çështjen sepse në kohën kur është ngritur padi kundër saj Serbia nuk ka qenë as anëtare e OKB-së dhe as nënshkruese e konventës për genocidin në themelet e së cilës bazohet gjykata.

Ky është procesi i dytë për zbatimin e konventës për ndalimin e genocidit në kërë gjykatë. Bosnjë-Hercegovina pat ngritur e para padi kundër Jugosllavisë për shkak të masakrës së Srebrenicës të kryer në vitin 1995. Gjykata konstatoi se nuk mund të dëshmohet që Beogradi ka qenë direkt i involvuar në genocidin e kryer nga ushtria e serbëve të Bosnjës.

Kroacia ka mbledhur dëshmi

Ekipi kroat i kryesuar nga profesori i fakultetit të drejtësisë në Zagreb Ivan Simonovic në diskutimin për kompetencën e gjykatës nderkombetare të drejtësisë në padinë kundër Serbisë për genocid duhet të dëshmojë kompetencën e gjykatës. Procesi do të vazhdojë deri të premten. Argumenti i padisë kroate i quajtur memorial përmban disa faqe. Me hollësi janë dokumentuar ngjarjet në Sllavoninë lindore dhe në Vukovar në vitin 1991 por trajtohen edhe pjesë të tjera të Kroacisë.

N.q.se gjykata shpallet e ligjshme të gjykojë çështjen, atëherë nis procesi për përmbajtjen e padisë nëse Serbia në Kroaci nga viti 1991 deri 1995 ka kryer genocid ndaj popullsisë kroate, thotë profesor Simonoviç. "Padia kufizohet vetëm në krimin e genocidit, pra jo në krime të tjera lufte, jo në agresion, por vetëm në genocid, sepse në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për dicka tjetër nuk mund të ngresh padi".

Milan Antonijevic drejtor ekzekutiv i komitetit të juristëve për të drejtat e njeriut thotë se gjykata megjithatë do ta shpallë veten legale. "Po ta vlerësosh në nivelin e drejtësisë në rajon do të ishte e volitshme, që gjykata të marrë vendimin edhe në këtë rast. Tani nuk di se sa gjykata ndërkombëtare e drejtësisë do të hyjë përsëri në politizëm dhe të peshojë se cili është interesi më i madh, apo do të përpiqet të vertetohet një e vertetë, këtë do ta shohim".

Pas padisë së B-H kundër Serbisë për genocid Beogradi beson se Kroacia nuk ka shanse të mëdha në këtë proces. Ekspertët e drejtësisë për këtë shkak vlerësojnë se edhe ky vendim mund të përfundojë në mënyrë të ngjashme si padia e Bosnjë-Hercegovinës.

  • Data 26.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6EA
  • Data 26.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6EA