1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjykata në Colmar e shpall më 2 mars vendimin për rastin Haradinaj

Gjykata franceze e aplit në Colmar e shtyu për 2 mars vendimin për lirimin ose jo të Ramush Hardinajt, ish-kryeministër i Kosovës.

Gjatë seancës së zhvilluar të enjten (09.02) gjykata e apelit në Colmar të Francës shqyrtoi kërkesën e Serbisë, që kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Serbi, sepse ajo e akuzon atë për krime e lufte.

Gjatë seancës Haradinaj u pyet nga gjykatësi "nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar shteti serb”, por përgjigjia e Haradinajt ishte "Jo, ky rast është krejtësisht politik”, dekalroi Haradinaj gjatë seancës, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga disa medie në Kosovë.

Pas seancës Ramush Haradinaj, tha para medieve se "ai shpreson në një vendim më të shpejtë nga gjykata franceze.”  "Shtyrja deri më 2 mars ishte e panevojshme, meqë kërkesa e Serbisë është politike dhe keqpërdorim i Policisë Ndërkombëtare. Është humbur shumë kohë në një kërkim ekstradimi, që është abuziv nga ana e Serbisë”, tha Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u arrestua nga policia franceze më 4 janar në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë të vitit 2004. Më 12 janar Gjykata franceze në Colmar e liroi me kusht Haradinajn, i cili duhet të qëndrojë në Francë, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha, se gjykata në Colmar nuk kishte arsye për shtyrjen e vendimit deri më 2 mars.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i Hagës për Krime lufte në ish-Jugosllavi. Në vitin 20015 ai ishte kryeministër i Kosovës dhe pas aktakuzës nga Tribunali i Hagës dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe u dorëzua vullnetarisht në Hagë. Në vitin 2008 Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pas u bë rigjykimi i tij po në Tribunalin e Hagës dhe në vitin 2012 Ramush Haradinaj sërish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte.