1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gjykata në Antalia shpall të lirë të riun gjerman Marko

Shtypi gjerman për lirimin e 17 vjeçarit Marko, i arrestuar në Turqi për delikt seksual

default

Marko ndermjet dy gardinöve turq ne burgun e Antalias


Gjykata në Antalia shpall të lirë të riun gjerman Marko

Shtypi gjerman për lirimin e 17 vjeçarit Marko, i arrestuar në Turqi për delikt seksual.


Gazeta «Münchner Merkur» shkruan:

"Gabimi më i madh i Markos ishte, se i është afruar britanikes në një ven,d që i nënshtrohet gjithnjë e më shumë rregullave fundamentale-islamike. Ku vetë deliktet fiktive seksuale mjaftojnë për të tërhequr mbi vete të gjithë zemërimin e një aparati juridik. Në një vend, ku dëgjohen gjithnjë e më pak zëra të demokratëve dhe gjithnjë e më shumë thirrje të islamistëve (edhe në qeveri)."

Neue Presse nga Hanover komenton:

"Ne nuk e dimë nëse britanikja e re është bërë pre, Marko gjithsesi. Ngarkuar nga politikanët gjermanë, që mendonin se këtë histori duhet ta frynin e ta bënin aferë shtetërore. I poshtëruar nga gjykatësit turq, që çdo kritikë nga Gjermania e shpjegonin si cënim të pavarësisë së tyre personale dhe reagonin me kryeneçësi. Marko, pa dyshim është bërë edhe viktimë në altarin e vaniteteve gjermano-turke. Dhe me gjithë gëzimin për vendimin e djeshëm historia mbetet një skandal."

"Sächsische Zeitung" nga Dresdeni:

"Edhe dje disa politikanë nuk ndenjën dot pa e komentuar rastin. Për Markon do të kishte qenë më mirë, sikur politikanët të mos ishin përzier. Ata duhet ta pranojnë akuzën se e kanë instrumentalizuar Markon për qëllimet e veta politike. Në rradhë të parë ata, që donin të tregonin, se Turqia nuk është gati për pranim në BE."

"Süddeutsche Zeitung" shkruan lidhur me terrori e RAF-it.

"30 vjet pas vrasjeve të fraksionit të ushtrisë së kuqe pyetjet nuk janë pakësuar, po shtuar. Viti përkujtimor ka mësuar, se sa të paqarta janë vetë vrasjet, që konsiderohen të sqaruara. Disa nga dorasit njihen, por jo të tërë. Por edhe për ata që njihen dhe që dikur u dënuan me burgim të përjetshëm, nuk dihet se kush ka bërë çfarë."

  • Data 14.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cbvl
  • Data 14.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cbvl