1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjykata moskovite shpall Hodorkovskin fajtor

Ish-manjati rus i naftës Mikail Hodorkovski u shpall fajtor. Masa e dënimit pritet të jepet ditët e ardhshme. Ish- shefi i koncernit të naftës Jukos, ndërkohë të falimentuar akuzohet, se ka devijuar 218 milionë naftë.

Ish-shefi i koncernit Jukos, Mikail Hodorkovski

Ish-shefi i koncernit Jukos, Mikail Hodorkovski

Pas shpalljes fajtor të Hodorkovskit, qeveria gjermane reagoi e përmbajtur. Zëdhënësi i saj Christoph Steegmans tha se në këtë proces vihet në provë respektimi i proceseve gjyqësore në një shtet ligjor. Qeveria gjermane vazhdon ta ndjekë me vëmendje procesin, tha Steegmanns.

Para gjyqit u zhvilluan trazira, kur vetëm një grup shumë i vogël gazetarësh u lejua të futej në sallën e gjyqit. Pak pas shpalljes fajtor, gjykatësi Viktor Danilkin nxorri nga salla edhe mediat e pranishme. Kur 47 vjeçari u fut në sallë, përkrahës të Hodorkovskit lëshuan thirrje pro tij. Policia shoqëroi 20 vetë në rajone, sipas Interfax.

Abuzime fiskale dhe mashtrim

Pak ditë para shqiptimit të vendimit, i akuzuari, Mikail Hodorkovski, dhe akuzuesi i fshehtë dhe jozyrtar i tij, Vladimir Putin, zhvilluan një duel verbal në media. Kryeministri Putin ishte ai që doli në ofensivë. Gjatë një forumi me qytetarët që transmetohej drejtpërdrejt para një jave Putinin e pyetën lidhur me fatin e Hodorkovskit, dhe ai deklaroi: "Një hajdut e ka vendin në burg. Në bazë të vendimit të trupit gjykues Hodorkovski konsiderohet fajtor për vjedhje. Për një vjedhje shumë të madhe."

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin

Putin bëri fjalë për abuzime fiskale dhe mashtrim. Nën të dyja këto akuza është dënuar në procesin e parë ish-shefi i koncernit të naftës Jukos. Konkretisht për vjedhje është fjala në procesin e dytë, që vazhdon aktualisht.

Ish-shefi i koncernit të naftës Jukos dhe partneri i tij i biznesit Lebedjev ngarkohen me akuzën se kanë shitur ielgalisht 218 milionë ton naftë. Kjo i përgjigjet sasisë së përgjithshme të naftës të nxjerrë në përiudhën nga viti 1998 deri në vitin 2003. Prokuroria ka kërkuar 14 vjet burg. Mbrojtja ka kërkuar lirimin e të pandehurit.

Kryeministri Putin në prezantimin e tij nuk harroi të përmendë, se në kohën që Hodorkovski u bë njeriu më i pasur i Rusisë ka pasur edhe vrasje e sulme për vrasje. "Unë dua të kujtoj, se drejtuesi i shërbimit të sigurimit të Jukos është në burg për vrasje. Eshtë e pamundur, që ai t' i ketë iniciuar me kokën e vet të gjitha vrasjet. "

Hodorkovski as që u mundua t' u referohet këtyre akuzave. Në një intervistë ekskluzive, që e ka botuar tani gazeta "Nezavisimaja" ai vërtet pranon, që është i indinjuar ndaj deklarimeve të Putinit, por atij i vjen keq, citat: "Të gjithë kanë frikë prej jush, u tha në emision. Një kompliment i tmerrshëm. A kemi ne vërtetë nevojë për një Rusi, e cila sërish të bazohet tek frika? Unë i uroj Putinit mirësi dhe durim dhe që ta duan e të mos kenë frikë prej tij. Ndoshta jo të gjithë do ta duan, por të paktën të mos jenë vetëm qentë e tij ata, që e duan atë!"

Duel verbal: Putin- Hodorkovski

Ky është një kundërsulm, por Hodorkovski shton edhe një citat tjetër: "Ne do ta rikonstruktojmë vetë vendin. Pa indinjatë dhe pa kërcitur dhëmbët. Pa armiq të supozuar dhe pa vertikale pushteti për interesa vetiake. Ne jemi populli, Rusia na përket neve!"

Presidenti rus Dimitri Medvedev

Presidenti rus Dimitri Medvedev

Një duel verbal, që ngjalli diskutime, të cilave edhe presidenti rus Mevedev do të kishte preferuar t' u shmangej. Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë, ku ai bënte një retrospektivë të vitit, mëse qartë ai deklaroi: "As presidenti dhe asnjë nëpunës tjetër i shtetit nuk ka të drejtë të pozicionohet nëse fajtor ose jo fajtor, qoftë lidhur me rastin aktual apo edhe ndonjë rast tjetër, pa u shpallur vendimi. Kjo është mëse e qartë!"

Autor: Christina Nagel / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 27.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zq0U
  • Data 27.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zq0U