1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjykata kushtetuese në Turqi rrëzon shfuqizimin e ndalimit të shamisë së kokës për vajzat në universitete

Ndalimi i përdorimit të shamisë së kokës nga gratë dhe vajzat në shkollat e larta në Turqi vazhdon të jetë në fuqi. Pas seancës gjashtë orëshe kushtetuesit e vlerësuan si antikushtetues lejimin e shamisë në universitet.

Edhe Mbretëresha britanike Elizabeth II vuri shami koke gjatë vizitës në Turqi. 14 maj 2008 vizitë në xhaminë e gjelbër në Bursa

Edhe Mbretëresha britanike Elizabeth II vuri shami koke gjatë vizitës në Turqi. 14 maj 2008 vizitë në xhaminë e gjelbër në Bursa

Me këtë vendim gjyqtarët kushtetues e hodhën poshtë ligjin e reformuar të partisë islamiko-konservatore në pushtet AKP, e cila në shkurt bashkë me partinë ultranacionaliste MHP e shfuqizoi ligjin, që ndalonte përdorimin e shamisë së kokës nëpër universitete. Në argumentimin me shkrim gjyqtarët i referohen nenit 2, 4 dhe 148 të kushtetutës, të cilat nënvizojnë parimet sekullariste dhe laike të vendit. Me këtë vendim juristët i dhanë të drejtë opozitës Qemaliste, që ngriti padinë duke e vlerësuar njëkohësisht shaminë e kokës si një formë të shprehjes politike. Mjaft i lehtësuar u shpreh pas shpalljes së vendimit kryetari i partisë më të madhe në opozitë, CHP, Deniz Bajkal (Baykal):

"Qeveria duhet ta ketë të qartë, se është e detyruar të qeverisë pa kryer veprime në shkelje të kushtetutës. Ky parim kohët e fundit është shkelur herë pas here. Unë shpresoj, që qeveria në të ardhmen nuk do të luajë më me kushtetutën dhe nuk do të përpiqet të devijojë ndaj neneve të pandryshueshme të saj."


Qeveria e Erdoganit e shfuqizoi ndalimin e shamisë së kokës në fuqi deri tani duke argumentuar, se kjo kufizon lirinë e arsimimit në vend, ku dy në tre turke e përdorin shaminë.


Debati për lejimin e grave dhe vajzave me shami koke në universitet zhvillohet me mjaft emocione në Turqi. Kundërshtarët e këtij rregulli akuzojnë qeverinë, që drejton me shumicë absolute prej pesë vjetësh nën kryeministrin Erdogan, se po ndjek një kurs perfid për islamizimin e vendit dhe për t´iu shmangur ndarjes së shtetit nga feja, parim ky i futur nga themeluesi i republikës Mustafa Kemal Ataturk. Në të kundërt politikanët e AKP-së e mbrojnë përdorimin e shamisë së kokës si një të drejtë të lirisë personale dhe fetare.


Me vendimin e gyjaktës kushtetuese konflikti brenda Turqisë mes fetarëve dhe kemalistëve rezikon të shkallëzohet.

  • Data 06.06.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EESE
  • Data 06.06.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EESE