1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gjykata kushtetuese në Itali shtyu marrjen e vendimit mbi kushtetueshmërinë e një ligji, që i jep kryeministrit Berlusconi imunitet nga ndjekja penale

Nëse gjykata e hedh poshtë ligjin si në kundërshtim me kushtetutën, kundër tij mund të rifillonin disa procese njëherësh për evazion fiskal, por edhe për akuza për korrupsion.

default

Demonstratë kundër Berlusconit në Piazza Del Popolo, Romë, 3 tetor 2009

Lidhur me këtë temë "Stuttgarter Zeitung" komenton: "Edhe nëse italianët do të donin të zgjidhnin një tjetër alternativë ndaj Berluskonit, ata nuk do të dinin se çfarë do të merrnin. Fakti që pikërisht në kohë krize mbeten tek ai, që njohin, nuk të habit. A nuk ka dëshmuar Berlusconi një jetë të tërë se meriton admirim, si një njeri që arriti t'i bënte ballë gjithë qëndresave duke u bërë italiani më i pasur, që ia ka hedhur shtetit dhe ka gjetur gjithnjë një rrugë për të anashkaluar ligjin? Një njeri, që i kupton qytetarët, pasi e konsideron si moralisht legjitim evazionin fiskal përtej një shume të caktuar? Që pastron plehrat nga rrugët e Napolit dhe u vë shpejt në dispozicion shtëpi të reja viktimave të tërmetit në L'Aquila? Kështu shumë italianë veprojnë si banorët e fshatrave përreth Mesinës: me ndërgjegje të përgjumur nga propaganda zyrtare, ata ndërtojnë në aspektin politik pikërisht aty, ku pritet tërmeti më i rëndë."

Ndërsa "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton sot qëndrimin jomiqësor ndaj BE-së të konservatorëve në Britaninë e Madhe. Citojmë: "Pikërisht tek konservatorët britanikë BE-ja është sot veçanërisht jopopullore, siç tregoi kongresi i partisë së tyre në Manchester. Në rast fitoreje në zgjedhje pranverën e ardhshme kryetari i partisë Cameron i ka premtuar britanikëve një referendum popullor mbi marrëveshjen e Lisbonës, nëse ajo nuk do të ketë hyrë ende në fuqi deri atëherë. Nuk ka nevojë për shumë fantazi për të përfytyruar, se si do të përfundonte një referendum i tillë: marrëveshja e Lisbonës do të vdiste. Në fshehtësi Cameron mund t'i urojë vetes, që të mos jetë i detyruar të mbajë premtimin e dhënë. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte një fyerje për vendet e tjera anëtare. Cameron si kryeministër i mundshëm nuk do të kishte aspak një fillim të lehtë në gjirin e kryetarëve të tjerë të qeverive dhe shteteve."

Autor: Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K0fE
  • Data 07.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K0fE