1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjykata Kushtetuese Gjermane aprovon ndihmat miliardëshe për Greqinë dhe euron

Gjykata Kushtetuese Gjermane i konsideron ndihmat për Greqinë dhe euron konform ligjit. Megjithatë parlamenti duhet të jetë më i përfshirë në vendimmarrje.

Gjykata kushtetuese bën të ditur vendimin

Gjykata kushtetuese bën të ditur vendimin

"Ndihma për Greqinë dhe ombrella për shpëtimin e euros në kuadrin e ligjit për mekanizimin e stabilitetit të euros nuk e cënojnë nenin 38, pika 1 të kushtetutës", deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese Gjermane Andreas Voßkuhle.

Grupi i profesorëve, që paraqitë ankesë në gjykatën kushtetuese

Grupi i profesorëve, që paraqitë ankesë në gjykatën kushtetuese

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese Gjermane i konsideroi si në përputhje me ligjin dhe kushtetutën ndihmat miliardëshe për Greqinë dhe kontributin e Gjermanisë për ombrellën për shpëtimin e euros. Me shpalljen e këtij vendimi Gjykata Kushtetuese Gjermane hodhi poshtë padinë e një grupi profesorësh të ekonomisë, si dhe të deputetit kristiansocial, Peter Gauweiler. Këta kishin ngritur padi kundër ndihmave miliardëshe, të cilat i konsideronin si shkelje të së drejtës evropiane. Veç kësaj ata shihnin të cënuar të drejtën e parlamentit federal gjerman për të vendosur për buxhetin. 

Garancitë e miraturara për Greqinë në përputhje me kushtetutën

Sipas gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me seli në Karlsruhe garancitë e miratuara në fillim të majit prej parlamentit gjerman për Greqinë, që shkojnë në 22,4 miliardë euro, si dhe kontributi i Gjermanisë për ombrellën për shpëtimin e euros me vlerë 123 miliardë euro janë në përputhje me kushtetutën.

Të përfshihet më fort komisioni parlamentar për buxhetin

Nga salla e gjykatës

Nga salla e gjykatës

Në të njëjtën kohë gjykatësit kushtetues forcuan të drejtat e parlamentit federal gjerman në vendimmarrje. Ata vendosën që qeveria gjermane është në të ardhmen e detyruar që përpara se të ndërmarrë aksione të reja për shpëtimin e euros dhe të ofrojë ndihma financiare të marrë miratimin në çdo hap prej komisionit parlamentar për buxhetin.

Sipas fjalëve të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Gjermane, Andreas Voßkuhle, gjykata në Karlsruhe  vendosi:

Nuk duhet të ketë asnjë mekanizëm automatik për pagesa, i cili cënon të drejtat e deputetëve. Paketat e ndihmave duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe parlamentarët duhet të kenë të drejtën e kontrollit dhe të daljes prej tyre.

Autor: Agenturen/P Pani

Redaktoi: A Verbica