1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata italiane dënon 9 shtetas gjermanë për krime naziste

7 Korrik 2011

9 shtetas gjermanë, të akuzuar për një masakër naziste para 60 vjetësh, u dënuan me burgim të përjetshëm në Itali. Të gjithë të dënuarit janë burra mbi 80 vjeç dhe asnjëri nuk ishte prezent, kur u komunikua vendimi.

https://p.dw.com/p/11r6J
Pushtimi i Romës nga Wehrmacht-i gjerman, viti 1943.
Pushtimi i Romës nga Wehrmacht-i, gjerman viti 1943.Fotografi: picture-alliance / akg-images

Gjykata italiane dënoi 9 shtetasit gjermanë për masakrën e kryer në veriun e Italisë, ku humbën jetën më shumë se 400 civilë. Gjykata në Verona dënoi si fajtorë 9 anëtarët e divizionit "Hermann Göring", pasi ata vranë qindra civilë, ndërsa përpiqeshin që të thyenin më 1944 Rezistencën Italiane. Shumë prej vrasjeve ndodhën në provincën e Toskanës dhe në Emilia-Romagna, ndërsa rreth 140 vrasje ndodhën vetëm në qytetin e Modenës.

Fundi i luftës së dytë botërore në Romë, 5 qershor 1944.
Fundi i luftës së dytë botërore në Romë, 5 qershor 1944.Fotografi: AP

Wilhelm Karl Stark, 90 vjeç, ishte një toger në hierarkinë e gardave të asaj kohe, dhe ai u dënua me burg të përjetshëm bashkë me 93 vjeçarin Ferdinand Osterhaus, një tetar në atë kohë, si dhe me 91-vjeçarin Helmut Odenwald, asokohe kapiten.

Herbert Wilke, 92 vjeç, Erich Koeppe, 91 vjeç dhe Hans Georg Karl Winkler, e Karl Friedrich Mess, të dy nga 80 vjeç, morën gjithashtu të njëjtin dënim të rëndë. Gjithashtu, këta persona janë dënuar që t'u paguajnë dëmshpërblim në para, familjeve të viktimave, nga të cilët shumë ishin prezente në dhënien e vendimit.

Author: Aurel Boriçi

Redaktoi: Angjelina Verbica