1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjykata e Strasburgut, faturë të kripur Shqipërisë për kompensim financiar të pronarëve

413 padi të pronarëve shqiptarë në Strasburg, vetëm për 8 syresh shteti duhet të dëmshpërblejë deri në qershor pronarët me shumën prej 37 milionë euro.

default

Gjykata Europiane e Strasburgut

Gëzim Boçari , Zv. Dekan dhe shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që itakon, të trashëguar nga prindërit e tij. “ Prona ndodhet në bregdetin e Jonufrës, e bleu gjyshi im në vitin 1929.Në vitin 1947 e konfiskoi regjimi komunist, e ktheu në Ndërrmarjen Bujqësore”Rinia”, ku u ndërtuan tarraca me agrume dhe kështu ishte deri në vitin 1991. Gjithë dokumentacioni i kësaj prone është në Arkivën e Shtetit dhe në Institutin Kombëtar të Hartografisë. Por pas përmbysjes së regjimit komunist kjo pronë nuk më është kthyer ende, as sot e kësaj dite. Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë “ thotë për DW , Gëzim Boçari.

Ai tregon se nga kjo pronë, në vitin 1996, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i dha vetëm dy hektare, sepse prona në dokumentat arkivore figuron në emër të nënës dhe babait të tij dhe sipas ligjit atij i takon 1 hektar për sejcilin nga prindërit. Këtu fillon odiseja e Gëzimit për të regjistruar dy hektarët e marrë në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, adresimi në gjykatat e Shqipërisë, dhënia e vendimeve në favor të tij që mbetën në letër, ngritja padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në vitin 2003 ai fiton çështjen dhe Strasburgu detyron shtetin t'i paguajë atij një dëmshpërblim prej 49 mijë Euro. Por prona prej dy hektarësh edhe pas vendimit të Strasburgut, edhe pas marrjes prej tij të dëmshpërblimit mbeti që mbeti e paregjistruar në emër të tij. Dhe gjithë prona e pamarrë.

Gezim Bocari Eigentümer aus Albanien

Gezim Boçari

“Diktatura komuniste e mori pronën e prindërve të mi dhe e vuri në shërbm të shoqërisë, e ktheu në ndërmarrje bujqësore. Tani po e shfrytëzojnë “të fortët”, ata që shkelin dhe nuk duan t'ia dinë për ligjin” thotë për DW, Gëzim Boçari. Ai i është drejtuar përsëri Strasburgut dhe dosja” Boçari” bën pjesë në 60 dosjet për të cilat Gjykata e Strasburgut do të kthejë përgjigje deri në qershor të këtij viti.

413 dosje të pronarëve shqiptarë të pranuara nga Gjykata e Strasburgut

Agim Toro, sekretar i shoqatës,”Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se sipas të dhënave zyrtare janë 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t' u shqyrtar nga Gjykata e Strasburgut. Në ditët e para të Marsit një delegacion nga Këshilli i Europës do të vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara.

“ Për tetë çështje të fituara nga pronarët e Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, qeveria duhet t'i kompensojë ata me 37 milionë Euro. Për çështjet e tjera Gjykata i ka kërkuar qeverisë që të gjëjë një zgjidhje paqësore, me mirëkuptim, të pranuar nga pronarët që Strasburgu të mos dalë me një vendim përfundimtar për kompensim financiar. Çështjet e fituara deri tani në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët e Shqipërisë të cilëve u është shkelur e drejta themelore e pronës, mund të kenë një kosto financiare prej 150 milionë Euro. Deri në qershor të këtij viti kjo Gjykatë do të shqyrtojë “en block” 60 dosje.” thotë për DW, Agim Toro.

Bilanc lufte - në Shqipëri 8 mijë të vrarë për çështje të pronësisë

Në kronikën e zezë të shtypit të Shqipërisë botohen herë pas here lajme për vrasje për shkak të pronës. Sipas të dhënave të shoqatës ”Pronësi me Drejtësi” numri i personavetë vrarë në këto 22 vjet ka arritur në 8 mijë vetë. “Ky është një bilanc lufte në kohe paqeje” komenton Agim Toro.

Sipas tij në çështjen e kthimit të pronës është shkelur rëndë Kushtetuta e Shqipërise, ku ka një nen që thotë, citon Agim Toro se ”që prona trashëgohet, blihet ose është e dhuruar”. Pasuritë e paluajtshme të pronarëve në këto 2 vit nuk u kthyen dhe janë në duart e atyre që nuk plotësojnë këtë nen të Kushtetutës.

BE dhe komuniteti ndërkombëtar indiferentë ndaj shkeljes së të drejtës themelore të pronës

Jala Strand in Albanien

Bregdeti i Shqipërisë -Jala

Për Gëzim Boçarin, që mban sytë nga Strasburgu që të bëhet pronar i pasurisë së trashëguar, moskthimi i pronës është një problem i rëndë kombëtar

“Për shkak të ligjit famëkeq 7501, që nuk njeh titujt e pronësisë së trashëguar shqiptarët po vriten me njëri tjetrin, qindra pronarëve në vijën bregdetare Vlorë- Sarandë u është mohuar e drejta e pronës. Shqipëria po kthehet në Kandahar. BE dhe komuniteti ndërkombëtar shqetësohen për të drejtën e patjetërsueshme të votës, për zgjedhje të standarteve ndërkombëtare. Po për të drejtën themelore të pronës, te shkelur rëndë në këto 22 vjet pse nuk shqetësohen? Pse Presidenti i Shqipërisë, që është garant i Kushtetutës, lejon që Kushtetuta të shkelet? Ish kryeministri Sali Beriusha ka pranuar që ka gabuar rëndë lidhur me kthimin e pronës tek pronarët e ligjshëm, janë mundësitë për t'u ndrequr këto padrejtësi.”thotë për DW,Gëzim Boçari.

Shpresat e tij që situata do të ndryshojë për mirë nuk mbeten vetëm tek Strasburgu

“Në gjithë këto vite shteti u tregua jo demokrat, por kleptokrat. Tani kam shpresë tek qeveria e kryeministrit Rama, që ka premtuar se pronat ne bregdetin e Jonit do t'ua ktheje pronareve te ligjshëm. Kam shpresë se BE do të ushtrojë presion që për t'i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ajo duhet të zgjidhë çështjen e pronës, sipas së drejtës universale të pronës dhe parimeve demokratike që zbatohen në vendet anëtare të BE.” thekson Gëzim Boçari.