1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjuriq: "Serbia ka pozicione të forta në dialog"

Krerët politik në Serbi debatuan mbi strategjinë e Beogradit në bisedimet me Kosovën si dhe hapat që duhen ndërmarrë në rrugën drejt afrimit me BE-në. Takimi u mbajt në prag të raundit "vendimtar" për gjendjen në veri.

Die EU-Außenbeauftragte Catherine Ashton hat die zerstrittenen Regierungschefs Serbiens und Kosovos, Ivica Dacic und Hashim Thaci, erstmals an einen Verhandlungstisch gebracht. Das erste Treffen von Spitzenpolitikern beider Länder seit über fünf Jahren in Brüssel war eine kleine Sensation, berichteten die Medien übereinstimmend in Pristina und Belgrad. Ashton will die seit langem unterbrochenen Verhandlungen zwischen beiden Ländern wieder in Gang bringen. Bisher hatte Dacic seinen neuen Verhandlungspartner Thaci stets als Kriegsverbrecher bezeichnet. Umgekehrt war Dacic für den Kosovo-Spitzenpolitiker nur der Vertreter der serbischen Kriegspolitik in den 90er Jahren. Foto ist von der EU zur Verfügung gestellt. Datum: 19.10.2012

Dacic Thaci Ashton

Autoritetet e Serbisë janë të bindura se kanë "një as në dorë" për raundin e ardhshëm të bisedimeve me Prishtinën, më 19 dhe 20 shkurt, ku do të bëhet fjalë për gjendjen në veri dhe heqjen e institucioneve paralele serbe.

Pas konsultimeve në Beograd të krerëve të Serbisë, presidentit Tomisllav Nikoliq, kryeministrit Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe autoriteteve të tjera, u tha se "Serbia do të futet në raundin e ardhshëm të bisedimeve me unitetin e duhur, me vetbesim të plotë dhe qëllime të përcaktuara mirë".

Këshilltari i presidentit të Serbisë Marko Gjuriq bëri të ditur se synimi është vendosja e një bashkësie të komunave në veri të Kosovës "me qëllim që serbëve atje t'u garantohen të drejtat që u takojnë qytetarëve evropianë në shekullin - 21-të". Pala serbe mendon se ende ka hapsirë për kompromise, por sa më parë duhen bërë përparime.

"Me rëndësi është që pala tjetër të bindet se ardhmëria varet prej kompromiseve, sepse nuk është e mundur që njëra palë t'i fitojë të gjitha e pala tjetër t'i humbë të gjitha", tha Gjuriq. Sipas tij, Serbia i ka pozicionet e forta për të kontestuar pavarësinë e Kosovës, ndaj edhe është futur në këtë dialog.

Gjuriq nuk deshi të flasë, se cilat janë pozicionet e fundit që lejon kompromisi i Serbisë, por tha se Beogradi ka një strategji të qartë, e cila në dallim nga raundet e mëparshme të dialogut u mundëson të dyja palëve "të ruajnë fytyrën dhe t'i realizojnë interesat e tyre elementare nacionale".

Gjuriq foli edhe për përshtypjet e tij personale nga takimi mes presidentëve Tomisllav Nikoliq dhe Atifete Jahjaga në Bruksel. Qëndrimet e presidentes kosovare ai i quajti "të ngurta, që kanë lënë përshtypje të keqe tek disa qarqe të bashkësisë ndërkombëtare". Në këtë takim është biseduar edhe për vizitën e ardhshme të zëvendëskryeministrit të Serbisë Vuçiq në Berlin. Autoritetet e Beogradit e quajnë këtë vizitë "jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse nga ajo varet nëse Berlini dhe Beogradi do të gjejnë gjuhë të përbashkët për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian."

Lideri i liberalëve të Serbisë, Çedomir Jovanoviq i ka kritikuar krerët e Serbisë për faktin se pas takimit nuk kanë dalë vet para gazetarëve, por "po fshihen pas këshilltarëve." Sipas tij, krerët e Serbisë nuk duan të marrin përgjegjësinë për vendimet që e presin këtë vend në ditët dhe javët e ardhshme. "Opinioni nuk e di se cilat janë vijat e kuqe me të cilat Beogradi do të futet në negociata për veriun e Kosovës", tha Jovanoviq.