1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjuriq: dalja në zgjedhje në interes të serbëve

Shefi i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka kërkuar prej serbëve të dalin në zgjedhje.

Marko Gjuriq, shefi i zyrës serbe për Kosovën, tha se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare është parakusht shumë i rëndësishëm për konstituimin e organeve lokale të pushtetit në komunat me shumicë serbe. "Ne duhet të marrim sa më shumë vende në parlament, në mënyrë që të kemi një pushtet sa më të fuqishëm për presin në bisedimet, të cilat do të pasojnë dhe të shtojmë influencën në qeveri, që është e një rëndësie shumë të madhe për krijimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe", deklaroi Gjuriq për televizionin B92.

Vendimi i qeverisë së Serbisë për t'u bërë thirrje serbëve që të dalin në votime është bërë për shkaqe praktike, tha ai, sepse mundëson konstituimin e organeve të pushtetit lokal në komunat me shumicë serbe, në muajt, që po vijnë.

"Ata nuk mund ta konstituojnë as kuvendin dhe të zgjedhin qeverinë pa marrëveshje me përfaqësuesit e pative serbe. Kështu thuhet në Kushtetutën e Kosovës, ndërsa bashkësia ndërkombëtare me siguri që nuk do të pranonte shkeljen e saj", pohon Gjuriq.

Gjuriq tha se Serbia e trajton parlamentin në Prishtinë si parlamet krahinor dhe jo kuvend të një shteti sovran. Ndërsa sa i përket listave zgjedhore ai pohon se do të merren masat përkatëse, në mënyrë që zgjedhësit në komunat me shumicë serbe të mos shohin simbolet e shtetit të Kosovës.

Partitë serbe në Kosovë do të mbajnë sonte tubimet e tyre të fundit parazgjedhore, kur pritet t'u bëhet thirrje qytetarëve të kombësisë serbe që të dalin në votime. Mirëpo disa media pohojnë se shumica e serbëve në veri kanë vendosur për një bojkot të heshtur të zgjedhjeve në këtë rajon. Arsyetimi i tyre se bojkoti ndërlidhet me pamjen e fletëvotimeve dhe simbolet e shtetit të Kosovës, nuk shihet aspak si i qëndrueshëm nga pjesa tjetër e liderëve të këtij komuniteti. Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe disa liderë të tjerë lokalë kanë kërkuar pjesëmarrje sa më masive të serbëve në zgjedhje.