1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjunjëzimi në Varshavë - Willy Brandt vizitoi 40 vjet më parë Poloninë

Vizita e kancelarit gjerman Willy Brandt në Varshavë më 7 dhjetor 1970, shihet si momenti i kthesës në marrëdhëniet gjermano- polake të pasluftës.

Gjunjëzimi i kancelari gjerman Willy Brand para monumentit të Getos së Varshavës

Gjunjëzimi i kancelarit gjerman Willy Brand para monumentit të Getos së Varshavës

Si pasojë e politikës së re gjermane kundrejt lindjes, u nënshkrua marrëveshja e parë pas Luftës së Dytë Botërore dhe kështu filluan marrëdhëniet diplomatike. Por vizita e kancelarit nuk ka hyrë në histori vetëm prej marrëveshjes. Ajo ka hyrë më shumë në histori për shkak të gjunjëzimit të Willy Brandit para monumentit të Getos së Varshavës.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Varshavë më 7 dhjetor 1970, kancelari gjerman Willy Brand qëndroi për disa minuta edhe tek monumenti i rezistencës së Getos së Varshavvës. Atje, ai vendosi një kurorë më lule, vendosi si duhet shiritin kuq- zi- verdhë, bëri pak mbrapa dhe u ul në gjunjë. Papritur, një gjest i cili nuk ka nevojë për fjalë. Më vonë ai paska thënë "Unë bëra atë çka bëjnë njerëzit, kur nuk kanë ç`të thonë me fjalë.“

Pranimi i kufirit Oder - Naise bënte të qartë edhe se Gjermania pranonte humbjen e territoreve lindore

Pranimi i kufirit Oder - Naise bënte të qartë edhe se Gjermania pranonte humbjen e territoreve lindore

Imazhi i kancelarit të përgjunjur u përhap në gjithë botën duke shkaktuar reagime të ndryshme në politikën e brendshme. Shumë kritika, por edhe shumë respekt. Ish-ministri i jashtëm në atë kohë, Hans-Dietrich Genscher kujton: „Unë u preka shumë nga ky gjest. Unë mendoj, se pikërisht Willy Brand ishte njeri i cili përdori të gjithë personalitetin e tij, shprehu me këtë gjest në mënyrë të kuptueshme për këdo.Unë e kam respektuar dhe admiruar jashtëzakonisht."

Për komunistët në pushtet në Poloni, gjesti erdhi papritur dhe nuk u mirëprit. Në propagandën e atëhershme, imazhi i Gjermanisë në Poloni ishte ai i një vendi armik dhe agresor. Një kancelar i penduar, nuk i përshtatej këtij imazhi. Mbase prandaj, gjunjëzimit të tij në Poloni iu kushtua vetëm pak vëmendje. Me përjashtim të elitave, pamjet e Brandit të ulur në gjunjë ishin të panjohura për opinionin e gjerë. Ato filluan të shfaqen në librat shkollorë polakë, vetëm pas vitit 1989. Brandi nuk kishte ardhur në Varshavë për të rënë në gjunjë, por sepse donte të normalizonte marrëdhëniet me Poloninë si një vend partner. Kjo do të arrihej përmes dialogut me Poloninë dhe si kusht i rëndësishëm ishte njohja e kufirit përgjatë lumenjve Oder dhe Naise, të cilin e kishin vendosur aleatët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Deri në këtë moment RFGJ-ja, nuk e kishte njohur zyrtarisht këtë kufi.

Willy Brandt vizitoi 40 vjet më parë Poloninë

Willy Brandt vizitoi 40 vjet më parë Poloninë

Në marrëveshjen gjermano-polake të 7 dhjetorit 1979, RFGJ njohu për herë të parë integritetin territorial të Polonisë. Willy Brand bëri në këtë mënyrë atë që kishte refuzuar paraardhësit e tij. Pranimi i kufirit Oder - Naise bënte të qartë edhe se Gjermania pranonte humbjen e territoreve lindore. Socialdemokrati mundësoi në këtë mënyrë një fillim të ri në marrëdhëniet Gjermani Poloni.

Autor: Rosalia Romaniec/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QR5H
  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QR5H