1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjukanoviqi ka nevojë për partitë e minoriteteve

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, sipas të dhënave paraprake, koalicioni qeverisës i kryesuar nga Partia Demokartike e Socialitave, ka fituar më së shumti mandate. Por jo edhe shumicën e nevojshme.

Millo Gjukanoviq

Millo Gjukanoviq

Sipas të gjita gjasave, pjesë e qeverisë së ardhshme do të jenë edhe pakicat nacionale. Kolaicioni "Mali i Zi Evropian", të cilin e udhëheqë Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet e djeshme parlamentare ka siguruar më shumë se 45 % të votave, që do të thotë rreth 39 nga 81 mandate sa do të ketë parlamenti i ardhshëm i Malit të Zi.

Nderkohë koalicioni opoztar "Fronti Demokratik" ka siguruar rreth 24 % të votave ose 20 mandate. Sipas të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Qendra për monitorim, Cemi, ne vendin e tretë rradhitet Partia Socialite Popullore me 9 mandate. Ndërsa partia e re "Mali i Zi Pozitiv" ka siguruar rreth 9 % të votave, ose 7 mandate.

Koalicionet e mundshme

Millo Gjukanoviq

Millo Gjukanoviq sërish fitoi.

Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioi Mali i Zi Evriopin, i udhëhequr nga lideri Millo Gjukanoviq, nuk do të mund të formojë vetë qeverinë. Atij i duhen edhe mandatet e pakicave nacionale - boshnjake, shqiptare dhe kroate, të cilat në keto zgjedhje kanë siuguar 6 mandate.

Në votimet e ditës së dielë morën pjesë mbi 70 % e elektoratit malazez. Ishin këto zgjedhjet e treta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2006. Ato u mbikqyrën nga perfaqësuesit e OSBE-së, të cilët nuk kanë hetuar ndonjë

Votimet në Mal të Zi.

Zgjedhjet kaluan pa probleme serioze.

parregullësi seriozegjatë procesit parazgjedhor dhe gjatë dites së votimeve. Shefi i zyrës së BE-së në Mal të Zi Mitija Drobnich tha: Nuk vërej asnjë devijim nga procesi zgjedhor që zhvillohet edhe në vendet e BE-së dhe në vendet e tjera demokratike.

Krahas zgjedhjeve parlamentare, dje u zhvlluan edhe zgjedhjet lokale ne tre qytete të Malit të Zi: Nikshiq, Budvë dhe Kotor. Edhe në keto qytete numrin më të madh të madateve e ka siguruar koalicioni për Malin e Zi Evropian, i udhëheqeur nga Millo Gjukanviq.