Gjukanoviqi ka nevojë për partitë e minoriteteve
15 Tetor 2012Sipas të gjita gjasave, pjesë e qeverisë së ardhshme do të jenë edhe pakicat nacionale. Kolaicioni "Mali i Zi Evropian", të cilin e udhëheqë Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet e djeshme parlamentare ka siguruar më shumë se 45 % të votave, që do të thotë rreth 39 nga 81 mandate sa do të ketë parlamenti i ardhshëm i Malit të Zi.
Nderkohë koalicioni opoztar "Fronti Demokratik" ka siguruar rreth 24 % të votave ose 20 mandate. Sipas të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Qendra për monitorim, Cemi, ne vendin e tretë rradhitet Partia Socialite Popullore me 9 mandate. Ndërsa partia e re "Mali i Zi Pozitiv" ka siguruar rreth 9 % të votave, ose 7 mandate.
Koalicionet e mundshme
Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioi Mali i Zi Evriopin, i udhëhequr nga lideri Millo Gjukanoviq, nuk do të mund të formojë vetë qeverinë. Atij i duhen edhe mandatet e pakicave nacionale - boshnjake, shqiptare dhe kroate, të cilat në keto zgjedhje kanë siuguar 6 mandate.
Në votimet e ditës së dielë morën pjesë mbi 70 % e elektoratit malazez. Ishin këto zgjedhjet e treta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2006. Ato u mbikqyrën nga perfaqësuesit e OSBE-së, të cilët nuk kanë hetuar ndonjë parregullësi seriozegjatë procesit parazgjedhor dhe gjatë dites së votimeve. Shefi i zyrës së BE-së në Mal të Zi Mitija Drobnich tha: Nuk vërej asnjë devijim nga procesi zgjedhor që zhvillohet edhe në vendet e BE-së dhe në vendet e tjera demokratike.
Krahas zgjedhjeve parlamentare, dje u zhvlluan edhe zgjedhjet lokale ne tre qytete të Malit të Zi: Nikshiq, Budvë dhe Kotor. Edhe në keto qytete numrin më të madh të madateve e ka siguruar koalicioni për Malin e Zi Evropian, i udhëheqeur nga Millo Gjukanviq.