1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjuetia e kontrabandistëve nuk i zgjidh problemet

Të qëllosh me topa anijet e kontrabandistëve, nuk ka kuptim. Kriza e refugjatëve nuk zgjidhet në këtë mënyrë, por ajo vetëm mund të spostohet, mendon Bernd Riegert.

Me vendimin e tij zyrtar për të përgatitur një operacion ushtarak kundër bandave të kontrabandistëve në Libi Bashkimi Evropian hyn në një terren të ri. Kurrë më parë evropianët nuk kanë guxuar një aventurë të tillë ushtarake të rrezikshme kundër një kundërshtari, që është i vështirë për t'u vlerësuar. Ai nuk përballë një palë e rregullt luftarake, apo ushtri, por një organizate kriminale, që ndoshta ka kontakte të ngushta me milicët e armatosur rëndë në Libi si dhe me mafien në Evropë. Sikur BE-ja të fillojë të shkatërrojë anijet dhe pajisjet e kontrabandistëve, mund të ndodhë që bandat të mbrohen dhe të kundërsulmojnë. Ato mund të marrin peng refugjatë dhe t'i keqtrajtojnë si "mburoja njerëzore". Dhe pastaj?

Shtabet drejtuese ushtarake të BE-së duhet të marrin orientime shumë të qarta dhe të zbatueshme, me qëllim që të mos pësojnë fiasko në det apo në brigjet e Libisë. Nevojitet ende shumë punë, për të kryer veprimet ushtarake, për të cilat vendosën ministrat e Jashtëm dhe ministrat e Mbrojtjes. Ministri i gjerman i Zhvillimit Gerd Müller ka mjaft të drejtë, kur thotë se aksioni ushtarak nuk zgjidh asnjë nga problemet. Refugjatët do të vazhdojnë të përpiqen për të arritur në Evropë. Ata do të kërkojnë rrugë të tjera dhe do të varen nga ndihma e kontrabandistëve kriminelë, për sa kohë që nuk ka më mundësi të ligjshme për emigrim.

Vetem masa emergjence

Modeli i biznesit të kontrabandistëve të njerëzve ndoshta mund të shtypet me dhunë për një periudhë të caktuar në Libi, por ai mund të shkatërrohet me të vërtetë vetëm, nëse refugjatët mund të hyjnë ligjërisht në Europëdhe kështu kërkesa për to bie. Që hyrja të rregullohet në mënyrë legale do të jetë e mundshme vetëm, nëse BE-ja bie dakord për një politikë më të mirë të përbashkët për emigracionin dhe për një shpërndarje të drejtë të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve ekonomikë. Por me sa duket kjo është shumë më e vështirë se sa dërgimi i luftanijeve dhe avionëve. Shumë shtete të BE-së refuzojnë absolutisht edhe të flasin për këtë.

Po aq e paqartë mbetet, se si do ta luftojë shkaqet e ikjes BE së bashku me vendet afrikane dhe vendet e origjinës së refugjatëve në Lindjen e Mesme. Ky është një proces, që kërkon zgjidhje prej vitesh dhe shumë i lodhshëm. Vendet e origjinës mbajnë të paktën aq përgjegjësi për qytetarët e tyre, sa edhe BE.

Në moment BE përqendrohet në kurimin e simptomave të krizës së refugjatëve. Shpëtimi i refugjatëve nga mbytja në det është e drejtë dhe humane, por ajo nuk mund të jetë një gjendje e përhershme, por vetëm një masë emergjente. Edhe aksioni ushtarak, i vendosur që të ndërmerret tani kundër kontrabandistëve në Libi, mund të jetë vetëm një gur i vogël në murin e një strategjie me të madhe.

Çështje e hapur

Që tani agjencia për mbrojtjen e kufirit FRONTEX, regjistron që refugjatët i ikin. Numri i anijeve, që nisen nga Turqia, po shtohet. Presioni në kufirin tokësor midis Turqisë dhe Bullgarisë rritet gjithashtu. Këtu është e vështirë të urdhërosh një aksion ushtarak në ujërat turke apo në tokën turke.

Kështu të mbetet përshtypja se ministrat e BE-së me betejën e tyre imagjinare kundër trafikantëve duan t'i prezantojnë opinionit publik unitet dhe vendosmëri. Pyetjes së vërtetë ata i shmangen. Dhe ajo është: Çfarë ndodh me njerëzit, me refugjatët, që presin në shtetin kaotik libian me dhjetëramijëra për të kaluar detin?