1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Gjithshka varet nga kancelari – Qendra qeverisëse në Gjermani

Sipas Kushtetutës, kancelarja federale Angela Merkel është "vetëm" personi i katërt që ka forcën e shtetit.

default

Zyra e Kancelarit në Berlin

Formalisht Presidenti Federal, Presidenti i Këshillit Federal dhe Presidenti i Parlamentit kanë më shumë të drejta. Por faktikisht, kancelari, ose aktualisht kancelarja është politikani më i fuqishëm i Republikës Federale Gjermane. Kancelari ka kompetencat drejtuese, pra vendos parimet bazë të politikës së brendshme dhe të jashtme. Duke qenë kryetar i qeverisë ai drejton kabinetin me ministrat e fushave të ndryshme. Së bashku ata krijojnë qeverinë federale, udhëheqjen politike të vendit.

Deutschland Bundeskanzlerin Angela Merkel Kabinettssitzung

Kancelarja Angela Merkel



Populli gjerman nuk mund ta zgjedhë direkt kancelarin, por ai vendos për të një herë në katër vjet në zgjedhjet parlamentare. Kandidati për kancelar i propozuar nga fraksioni më i madh në parlament, është njeriu i paraparë për tu bërë kancelari i ri. Zakonisht ai duhet të kërkojë partnerë koalicioni, në mënyrë që qeveria e tij të përkrahet nga shumica e parlamentit. Tradicionalisht qeveritë e koalicionit në Gjermani përbëhen nga dy parti të ndryshme.

Gjermani, mbledhje e kabinetit në Meseberg, 17 nëntor 2009

Gjermani, mbledhje e kabinetit në Meseberg, 17 nëntor 2009



Cili ministër, në cilën fushë?

Kur ka gjetur partnerin e koalicionit, kancelari merret me krijimin e qeverisë, pra me zgjedhjen e ministrave. Ai merr vendimet sa sektorë politike dhe ministri do të ketë qeveria e tij. Ndër sektorët më të rëndësishëm bëjnë pjesë ekonomia, drejtësia, sektori i brenshëm, ai i jashtëm, financat dhe mbrojtja, por edhe familja, transporti dhe shëndetësia. Ministrat federalë drejtojnë sektorët e tyre, nën përgjegjësinë personale, sipas ligjeve të dhëna.

Deutschland Berlin Bundeskanzleramt bei Nacht

Zyra e Kancelari


Zgjedhja e kancelarit bëhet në fund

Kancelari i propozon Presidentit ministrat e zgjedhur prej tij. Presidenti i emëron ata për një post katërvjeçar. Përveç kësah Presidenti ka për detyrë të propozojë si kancelar të ri të vendit, kandidatin e parashikuar. Zgjedhja bëhet nga deputetët e parlamentit. Shpesh kjo bëhet pasi ka marrë fund krijimi i qeverisë, pra janë krijuar sektorët dhe janë ndarë postet e ministrave.

WWW Linke

  • Data 15.02.2010
  • Autor Hanno Schiffer / Daphne Antachopoulos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDPE
  • Data 15.02.2010
  • Autor Hanno Schiffer / Daphne Antachopoulos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDPE