1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjithnjë kundër njëri-tjetrit? Si mund të arrihet bashkëjetesa mes serbëve dhe kroatëve

Problemet në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kroacisë ekzistojnë, por gjithnjë e më shumë po vërehet një tendencë normalizimi në rritje. Megjithatë mes kroatëve dhe serbëve nuk ka shumë raste të bashkëjetesës.

default

Pamje simbolike

"Askush nuk thotë se nuk ka probleme, por askush nuk dëshiron as t'i fshehë problemet dhe mendoj se kjo është politika themelore që aktualisht zhvillohet mes Serbisë dhe Kroacisë." Ky ishte vlerësimi i ambasadorit të Kroacisë në Beograd, Zheljko Kupreshak duke folur për marrëdhëniet e përgjithshme në mes të dy vendeve fqinje me rastin e botimit të koleksionit me punime shkencore, "Pakicat kombëtare si faktor stabiliteti në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kroacisë dhe Serbisë".

Ky koleksion është prezantuar gjatë ditëve të fundit në disa qytete të Serbisë. Fjala është për një libër në të cilin ndodhen tekstet e mbi 20 studiuesve dhe hulumtuesve nga të dyja vendet, të cilët flasin për problemet që rëndojnë sot raportet mes Kroacisë dhe Serbisë. Megjithatë në këtë libër nuk mungojnë as shembuj pozitivë.

Flaggen Serbien Kroatien

Pamje simbolike, dy flamujt serbë dhe kroatë

Të mos jetojmë vetëm krah njëri-tjetrit...

Sipas Dragutin Babiqit nga Instituti për Migracion dhe Studime Etnike me seli në Zagreb problemi kryesor në raportet mes serbëve dhe kroatëve është çështja e bashkëjetesës. "Problem themelor është ende riintegrimi i të kthyerve serbë, por edhe riintegrimi i serbëve në shoqërinë kroate dhe në shtetin kroat në përgjithësi. Përkatësisht problem kryesor është çështja e bashkëjetesës në mënyrë që njerëzit të mos jetojnë vetëm krah njëri-tjetrit, por të jetojnë si pjesë e bashkësisë", vlerëson Babiq.

Tomislav Zhigamnoviq nga Instituti për kulturën e kroatëve të Vojvodinës thotë se marrëdhëniet e ndërsjellta rëndohen edhe nga fakti se askush nuk flet për krimet e kryera ndaj kroatëve në Vojvodinë. Ai kujton se 20 njerëz janë vrarë në Vojvodinë ndërkohë që rreth 35 mijë të tjerë pa dëshirën e tyre janë detyruar të largohen nga kjo krahinë.

Kroaten in serbischen Lagern in den 90er Jahren

Një kroate në një kamp serb në vitet 90-të. Riintegrimi i të kthyerve në secilin nga dy shtetet mbetet ende problematik

Pakicat nuk janë burim i konflikteve

Studiuesit dhe hulumtuesit kanë rënë dakord se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe pozita e pakicave kombëtare në të dyja vendet përmirësohet sa më shumë që këto shtete i afrohen Bashkimit Evropian. Ata thonë se incidentet etnike sa vijnë e pakësohen, ato nuk janë siç kanë qenë para pesë apo gjashtë vitesh dhe Serbia dhe Kroacia sillen ndaj njëra-tjetrës gjithnjë e më shumë si shtete. "Natyrisht që ka ende dobësi, por shteti vepron gjithnjë e më shumë si shtet ligjor dhe ashtu reagon në rast se i shkelen dikujt të drejtat", thekson Dragutin Babiq.

Pakicat kombëtare, kroatët në Serbi dhe serbët në Kroaci duhet të shihen si faktor stabiliteti në raportet mes dy vendeve dhe jo si burim jostabilteti dhe konflikteve të mundshme, vlerësojnë shkencëtarët.

Koleksioni "Pakicat kombëtare si faktor stabiliteti në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kroacisë dhe Serbisë" është përgatitur nga Instituti për Migracionin dhe Studimet Etnike në Zagreb si rezultat i konferencës po me të njëjtin emër, e cila është mbajtur në kryeqytetin e Kroacisë.

Autor: Dinko Gruhonjiq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 26.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Pta
  • Data 26.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Pta