1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjithnjë e më shumë të vdekur pas tërmetit në lindje të Turqisë

Pas tërmetit në Turqinë lindore numri i viktimave rritet çdo orë. Sipas informatave të fundit nga qeveria deri tani janë nxjerrë më shumë se 260 trupa. Njoftohet të paktën për 1.300 të plagosur.

epa02978902 Rescue workers try to salvage people from collapsed buildings after a powerful earthquake rocked eastern Turkey, in the city of Ercis, Van province, Turkey, 24 October 2011. More than 1,000 people were likely to have been killed in an earthquake as powerful as the one that struck 23 October in eastern Turkey, experts from the Kandilli Observatory and Earthquake Research Institute said at a press conference broadcast on Turkish TV. Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan was flying from Istanbul to the province of Van, the epicenter of the earthquake whose preliminary magnitude, according to the US Geological Survey, was 7.3. EPA/TOLGA BOZOGLU

Türkei Erdbeben

Nën rrënojat supozohet të ndodhen shumë viktima të tjera. Më të prekura janë qytetet Van dhe Ercis në rajonin kurd pranë kufirit me Iranin. Fuqia e tërmetit njoftohet të ketë qenë 7.2 ballë. Ka pasur një seri tronditjesh të tjera.

Kryebashkiaku i qytetit Ercis, Zulfikar Arapoglu, i tha televizionit  NTV, se disa godina janë shembur. "Ne kemi nevojë pë rndihmë urgjente", tha Arapoglu. Në Ercis jetojnë mbi 70.000 vetë.

Agjencia e lajmeve Anadolu njoftoi, se edhe në kryeqytetin e provincës Van në kufi me Iranin janë shembur shumë shtëpi. Atje jetojnë rreth 380.000 vetë. Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të të mbeturve nën rrënojat. Shumë njerëzve do t'u duhet si rrjedhojë ta kalojnë natën jashtë.

Kryeministri Erdogan viziton Ercis

Kryeministri Erdogan viziton Ercis

Irani, Azerbajxhani, Bullgaria, kanë premtuar të dërgojnë ndihmojë. Gjermania dhe Greqia kanë ofruar mbështetje, edhe Izraeli, edhe pse marrëdhëniet turko-izraelite janë të tensionuara aktualisht. Në Turqi, tërmetet nuk janë të rralla, meqenëse vendi shtrihet në disa linja tërmetesh. Në vitin 1999 nga dy tërmete të forta në veri-perëndim të Turqisë, me popullsi të dendur, patën humbur jetën rreth 20 000 vetë. 

Autor: DW/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama