1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjithnjë e më shumë fëmijë shkojnë në SHBA për t'i shpëtuar varfërisë

Mijëra fëmijë nga vendet si El Salvador, Guatemala dhe Hondurasi çdo vit pavarësisht nga rreziqet përpiqen të pashoqëruar të arrijnë në SHBA.

Në kurifin jugor të Shteteve të Bashkuara vazhdimisht po kapen gjithnjë e më shumë të mitur, të cilët dëshirojnë të shmangen nga varfëria dhe dhuna e bandave në shtetet e Amerikës Qendrore. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 rreth 26.000 fëmijë të pashoqëruar u zbuluan në kufirin SHBA-Meksikë, konfirmoi organizata e OKB-së për fëmijët, UNICEF në Nju Jork. Më shumë se 29.700 vetë janë larguar me shoqërim familjar për në kufi, kryesisht nëna me fëmijë të vegjël. 16.000 fëmijë që udhëtonin vetëm, janë zbuluar në rrugën e tyre përmes Meksikës.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u kapën 18.500 të mitur të pashoqëruar. Në gjysmën e parë të vitit 2014, kanë qenë edhe më shumë, rreth 44.500. Shumica kanë prejardhje nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi dhe marrin guximin për të fluturuar në SHBA, pavarësisht rreziqeve të mëdha si dhe rrezikut për veten e tyre. Shumë prej tyre nuk pranohen në SHBA, por i kthejnë në vendet e tyre.

Raporti i UNICEF thekson, se fëmijët janë në rrezik të madh të bien viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, rrëmbimit, bandave kriminale apo shfrytëzimit seksual. Përveç kësaj, ata përballen edhe me etjen në shkretëtirë.