1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjithnjë e më pak emigrantë vijnë, megjithëse ata i duhen Gjermanisë

Shumë vite ju deshën Gjermanisë për të pranuar se është vend emigracioni. Për vite të tëra nuk u morr parasysh ky zhvillim dhe nuk u reagua në mënyrën e duhur.

default

Tani, situata ka ndryshuar krejtësisht, sepse gjithnjë e më shumë njerëz vijnë në Gjermani, po ashtu sikur se gjithnjë e më shumë largohen prej saj. Nëse procesi vazhdon atëherë mund të shfaqen probleme, si për shembull ai i plakjes së shoqërisë. Qeveria gjermane publikoi raportin e migracionit, shifrat e të cilës nuk japin shkak për optimizëm.

Edhe me ligjin e ri të emigracionit në Gjermani emigrojnë gjithnjë e më pak njerëz- megjithëse ata neve na duhen. Raporti i migracionit jep shifrat. ◄

Ligji, i reformuar disa herë i emigracionit tregon të ketë ndikuar drejt një zhvillimi, i cili ishte parashikuar prej kritikëve të tij: gjithnjë e më pak njerëz emigrojnë në Gjermani. Nëse bëhet krahasimi i numrin të njerëzve që kanë ardhur në vitin 2006 në Gjermani me atë të atyre që kanë ikur nga Gjermania atëherë del se: vetëm 23 mijë njerëz më shumë kanë hyrë se sa kanë dalë. Shifrat e vitit 2007, duhet të jenë po ashtu të njëjta. Për ministrin e brendshëm të CDU-së Wolfgang Schäuble kjo nuk është arsye për shqetësim të madh: "Shifrat tregojnë, prandaj dhe unë i kam zgjedhur ato, se nuk ekziston arsye për dramatizimin e situatës."

Por politikanët e SPD-së që ndodhen në koalicion me CDU-në dhe politikanët e opozitës janë të një mendimi tjetër. Me ton të qetë dhe i qartë për situatën ishte eksperti për çështjet e sigurisë të SPD-së Rüdiger Veit. Ka ardhur kaha për të marrë masa për të kthyer mbrapshtz proceset. "Ka ardhur koha sepse sipas prognozave për zhvillimin e popullsisë të këtij raporti, nëse nuk marrim masat e duhura tani atëherë në vitin 2050 do të kemi humbur më shumë se një të katërten e popullsisë."

Struktura e moshës do të vazhdojë të përkeqësohet nëse në Gjermani nuk vijnë emigrantë. Politikani i SPD-së kritikon tendencën e ashpërsimit të politikave kundrejt refugjatëve. Gjermania për shembull mund të pranonte më shumë irakianë të përndjekur jomyslimanë.

Një pikë tjetër grindjeje, që nuk është e re, është edhe provimi i gjuhës për anëtarët e familjeve që duan të vijnë në Gjermani për bashkime familjare. Të gjitha fraksionet e kritikojnë këtë përveç unionit kristiandemokrat. Nëpërmjet provimit të gjuhës, sipas të dhënave të fundit të 2007-ës, numri i bashkimeve familjare ka rënë me 40 përqind, bashkimet familjare nga Turqia madje 70 përqind, thotë deputetja e të majtëve, Sevim Dagdelen: " Ky ligj duhet të hiqet, të dashur kollege dhe kolegë, madje menjëherë."

Që prej vitit të kaluar bashkëshortët nga vende joevropiane, mund të bëhen bashkë nëse janë mbi 18 vjeçarë para se të hyjnë në Gjermani dhe mund të dëshmojnë njohuritë e gjuhës gjermane. Për këtë duhet të japin provimin e gjuhës në Institutin Goethe. Eskperti i emigracionit të unionit Reinhard Grindel i mbronm këto masa jopopullore: "Nëse numri i bashkimeve familjare bie, atëherë kjo do të thotë se ne jemi duke luftuar me sukses martesat e detyruara, që ne jemi duke ruajtur qindra, madje mijra gra që janë të detyruara të jetojnë në martesa të detyruara në Gjermani. Kjo politikë ëshët e drejtë."

Pozitivish vlerësohet prej të gjithëve kursi i ri i integrimit, sipas të cilit të huajt mësojnë fillimisht gjuhën gjermane, dhe më vonë edhe kurse për politikën gjermane, shoqërinë dhe kulturën. Ajo që dëshirohet është që 1,6 milionë të huaj dhe 150-mijë të rinj, që jetojnë prej kohësh në Gjermani të marrin pjesë në të.

  • Data 09.05.2008
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxWu
  • Data 09.05.2008
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxWu