1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Podcasting & Feeds

Gjithçka për RSS

Burimet e RSS i mundësojnë përdoruesit që të abonohet për përmbajtjen e një faqeje në internet. Materialet përcillen me sistemin RSS automatikisht në kompjuter ose në aparate të tjera të përdoruesit.

Symbolbild RSS

Shpërndarje e lehtë e ofertave përmes abonimit në internet

RSS është shkurtimi për "Really Simple Syndication" dhe ka kuptimin "përhapje veçanërisht e thjeshtë". Oferta e të dhënave për formatin RSS quhet edhe RSS-Fid (RSS-Feed, nga anglishtja afërsisht: ushqim, furnizim, burim). RSS përdoret për të memorizuar artikuj ose përshkrimet e shkurtra të tyre dhe për t'i ofruar ato në një gjuhë të kuptueshme nga programet.

Përparësitë e teknologjisë RSS

RSS i mundëson përdoruesit që të abonohet për përmbajtjen e plotë ose pjesë të përmbajtjes së një faqeje në internet. Materialet mund të ngarkohen me anë të teknologjisë RSS automatikisht te kompjuteri ose aparate të tjera të përdoruesit.

Në këtë mënyrë, abonenti i merr automatikisht dhe pa u munduar informacionet më të reja. Abonimi nuk nënkupton vetëm marrjen e teksteve, por përfshin edhe përmbajtje në audio dhe në video.

Në internet ka lexues falas të burimeve të RSS

Për t'u abonuar te një burim i RSS (RSS-Feed) keni nevojë për një të ashtuquajtur lexues të RSS (RSS- Reader). Ai kujdeset për aktualizimin automatik dhe paraqitjen e përmbajtjes së faqeve në internet. Oferta përfshin si Lexues të bazuar në shfletuesit (Browser) e internetit, p.sh. (My Yahoo, Bloglines, Newsgator), me të cilët burimet e mbledhura për RSS mund t'i lexoni kudo nga çdo kompjuter, ashtu edhe programe, të cilat mund t'i shkarkoni për përdorim lokal.

Aktualisht ekziston një numër i madh lexuesish të RSS, për sisteme të ndryshme hardueri. Lexuesit pjesërisht ofrohen falas në internet. Një sinopsë për ta mund të gjeni për shembull në adresën www.rss-verzeichnis.de.

Abonimin e materialeve të internetit mund ta bëni shpejt

Përdorimi i teknologjisë së burimeve për RSS është shumë i thjeshtë. Pasi keni vendosur se cilat përmbajtje ju interesojnë, mbetet vetëm të kopjoni URL (adresën e internetit) të burimit që ju intereson në Lexuesin tuaj. Disa shfletues të internetit, si për shembull Firefox, Safari dhe versioni më i fundit i Internet Explorer-it mbështesin abonimin e drejtpërdrejtë të burimeve të RSS.

Kur ngarkojnë një faqe interneti, shfletuesit kontrollojnë automatikisht nëse faqja ofron burime për RSS. Në rast se gjenden burime të tilla, shfletuesi e lajmëron këtë duke treguar ikonën e RSS.

Përmbajtje për faqen tuaj të internetit

Teknologjia e burimeve të RSS mund të shfrytëzohet jo vetëm për qëllime private. Në qoftë se keni një ofertë tuajën në internet, ne ju ofrojmë një shërbim interesant: integrojini përmbajtjet e DW-WORLD për ata që duan të mësojnë gjermanishten si dhe informacione aktuale nga fusha e politikës, ekonomisë, kulturës dhe sportit në faqen tuaj të internetit.

Me ndihmën e sistemit të burimeve të RSS keni mundësi t'i poziciononi brenda pak minutash temat që ju interesojnë në faqen tuaj. Faqja juaj në internet do të përmbajë kështu gjithmonë informacione aktuale, pa qenë nevoja që të interesoheni vetë për këtë. Shërbimi ynë ju mundëson jo vetëm mbulimin e grupeve të reja të përdoruesve, por edhe një marrëdhënie të vazhdueshme me shfrytëzuesit besnikë të ofertës suaj.

Kushtet e përdorimit

Mbani parasysh, ju lutemi, që nuk lejohet ndryshimi i përmbajtjes së materialeve dhe se ajo duhet të shoqërohet gjithnjë me burimin DW-WORLD.DE. Përmendja e burimit duhet të përmbajë një lidhje me logon e Deutsche Welle-s. Përmbajtja e materialeve nuk lejohet të përcillet tek të tretë.

E drejta e përdorimit kufizohet në publikimin në faqen tuaj të internetit dhe nuk përfshin të drejtën e arkivimit. Të drejtat e përdorimit nuk jepen në formë eksluzive.

Na kontaktoni!

Shërbimin e lajmeve ne e ofrojmë në formatin XML (RSS) ose me "Teaserbox" të parakonfiguruara, të cilat mund t'i integroni me anë të skriptit Java në ofertën tuaj. Përmbajtjet tematike përmbajnë titullin, tekstin dhe – kur janë në dispozicion - materiale në audio dhe në video.

Po të jeni të interesuar thjesht na kontaktoni në adresën bildung @dw-world.de. Në e-mailin tuaj ju lutem shkruani:

  • si quhet faqja juaj e internetit,
  • kush është personi i kontaktit dhe
  • përmbajtjen tematike që dëshironi të integroni.

DW.COM