1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjithçka mbetet e hapur në çështjen e zgjerimit të NATO-s në Bukuresht

Për Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë do të vendoset mbi bazën e plotësimit të kritereve, por edhe me konsensus, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Schefer në Athinë

Jap de Hoop Scheffer gjatë një vizite në Maqedoni

Jap de Hoop Scheffer gjatë një vizite në Maqedoni

Fill pas dështimit të bisedimeve të Nju Jorkut për konfliktin e emrit midis Athinës dhe Shkupit dhe tri ditë para takimit jo të radhës të ministrave të jashtëm të Aleancës Atlantike të enjten në Bruksel, ku do të hartohet ftesa ndaj treshes së kartës së Adriatikut, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jap de Hoop Schefer la të hapura të gjitha mundësitë në lidhje me proçesin e shumëpritur të zgjerimit.

“Dyert e NATO-s janë të hapura por kombet duhet të kenë përformancë”, deklaroi sot në Athinë në konferencën për shtyp me ministren e jashtme greke Bakojani sekretari i Aleancës Atlantike Jap de Hoop Schefer. Ai theksoi më së një herë se “zgjerimi bëhet mbi bazën e plotësimit të kritereve, por edhe të konsensusit”.

Kandidatura e diskutueshme në fakt është ajo e Maqedonisë, që e solli Scheferin në Athinë duke mbartur, siç thuhet, dhe mesazh të presidentit Bush se Uashingtoni, në kushtet e “situatës së brishtë në rajon” siç do të thoshte vetë Scheferi, nuk dëshiron përdorimin e vetos dhe bllokim të zgjerimit për rastin e Maqedonisë. Por Bakojani nuk la as hapësirën më të vogël për tërheqje të Athinës duke kujtuar bile obligimin e solidaritetit të Aleancës ndaj një anëtari nga më të vjetrit e NATO-s, për 55 vjet me radhë, siç është Greqia dhe pjesëmarrjen me 2000 trupa në misionet e NATO-s në Kosovë dhe Afganistan.

“Premisë që nuk mund të shkelet është që të mos ekzistojnë midis një vendi kandidat dhe një shteti anëtar çështje të hapura që ndikojnë negativisht marrëdhëniet midis tyre” theksoi Bakojani duke përsëritur kështu qëndrimin e Athinës “jo zgjidhje - jo ftesë për zgjerim për Shkupin”, që Scheferi pati rastin ta dëgjojë dhe nga vetë Karamanlisi. Ai për të bën përgjegjëse palen maqedonase, që iu rikthye pozicionit të saj fillestar për ruajtjen e emrit kushtetues me një emërtim të dytë vetëm me Greqinë.

“Proçesi nuk është nën kontrollin e NATO-s, por të Kombeve të Bashkuara ” tha Scheferi, pa u prononcuar direkt duke kujtuar më se një herë, si shprehje solidariteti, se “tjetër gjë është një vend anëtar dhe tjetër një vend kandidat”. Gjithsesi ai shprehu shprehjen se do të gjendet një zgjidhje midis Athinës dhe Shkupit, “qoftë edhe në kilometrat e fundit të maratonës”, sikurse tha, duke paralajmëruar kështë presingun e madh diplomatik nga ana e Uashingtonit dhe Brukselit që i pret të dy fqinjët.

  • Data 03.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHIF
  • Data 03.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHIF