1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjeste të vullnetit të mirë ndaj vendeve arabe

Përveç lirimit të të burgosurve palestinezë Izraeli deklaroi, se do të heqë dorë prej ndërtimit të ngulimeve të mëtejshme hebreje në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

default

Ehud Olmert dhe Mahmud Abaz

Kryeministri Izraelit Ehud Olmert, po përpiqet përmes gjesteve të dëshirës së mirë t'i fitojë vendet arabe për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për Lindjen e Mesme në SHBA. Ndër këto gjeste bën pjesë edhe lirimi i të burgosurve palestinezë apo heqja dorë prej ndërtimit të ngulimeve të mëtejshme hebreje. Por, si palestinezët edhe Arabia Saudite vënë si kusht për të marrë pjesë në konferencën për Lindjen e Mesme ndërprerjen e plotë të ndërtimit të të gjitha ngulimeve.

Roje palestineze tregon Ramallahun

Roje palestineze që tregon Ramallahun

Pro dhe kundra lirimit të të burgosurve palestinezë

Qeveria izraelite ra dakord për lirimin e 441 palestinezëve të burgosur në burgjet e Izraelit. Ata pritet të lirohen përpara fillimit të konferencës për Lindjen e Mesme, e cila pritet të fillojë pas një jave në Anapolis në Maryland të SHBA-ve. Sipas të dhënave të zyrës së kryeministrit, Ehud Olmert, shumica e të burgosurve i takon lëvizjes Fatah, të presidentit palestinez Mahmud Abaz. Dy partnerë të koalicionit të Olmertit, partia ultra-ortodokse Shas si dhe partia e spektrit të djathtë Partia e emigrantëve rusë e Israelit, Beiteinut u shprehën kundër lirimit të të burgosurve palestinezë. Edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite Gabi Ashkenazi deklaroi se është kundër këtij vendimi të qeverisë.

A do të ndalohet zgjerimi i ngulimeve?

Gjatë takimit të kabinetit izraelit kryeminstri Olmert deklaroi edhe ndërprerjen e ngritjes së ngulimeve të tjera izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan si dhe prishjen e të ashtuquajturave ngulime ilegale. Olmerti theksoi se plani ndërkombëtar i paqes “Road Map”, i shpallur para pesë vjetësh prej kuartetit për Lindjen e Mesme, e detyron Izraelin që të mos ngrejë ngulime të reja dhe të mos shpronësojë territore të tjera.

Diferencat ende të mëdha

Megjithë këto hapa të Izraelit Olmerti theksoi se diferencat me presidentin palestinez Abaz vazhdojnë të jenë të mëdha: “Eshtë fakt që kemi diferenca, ne nuk e fshehim këtë. Ne na duhet të biem dakord edhe për disa çështje, por shpresojmë se do të arrijmë një marrëveshje në lidhje me mënyrën e zhvillimit të takimit në Anapolis. Gjithsesi bisedimet do të fillojnë pas Anapolisit.”

Palestinezët kanë bërë gati deklaratën

Sipas njoftimeve nga qarqet përreth kryeministrit izraelit palestinezët janë duke u ngurtësuar në pozicionet e tyre. Sipas këtyre burimeve pala palestineze është shprehur se në rast se nuk arrihet që në Anapolis të dilet me një deklaratë të përbashkët për Lindjen e Mesme, ajo do të dorëzojë një deklaratë të vetën. Edhe ministri palestinez për të burgosurit Al Ajrami e konsideroi lajmin për lirimin e 441 të burgosurve palestinezë si të pamjaftueshëm: “Ky është një hap fare i vogël prej palës izraelite. Ne duam lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë. Izraeli mund të lirojë pa probleme më tepër se 7.000 të burgosur palestinezë, madje edhe duke u bazuar në kriteret e veta.” Në burgjet izraelite gjenden aktualisht rreth 10.000 të burgosur palestinezë.

Kryeministri palestinez Olmert shpreson se do ta bindë presidentin egjiptian Mubarak në takimin e tyre në Sharm el Sheikh (20.11), që të angazhohet që në konferencën në Anapolis të marrin pjesë sa më tepër vende arabe.

  • Data 20.11.2007
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CJXH
  • Data 20.11.2007
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CJXH