1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermanishtja në Gjirokastër

Për herë të parë në një shkollë private ka nisur të mësohet gjermanisht nga një pedagoge që ka përfunduar studimet në Vjenë.

Gjermanishtja në Gjirokastër

Gjermanishtja në Gjirokastër

Pedagogia Anila Ymeri, me një pasion të veçantë ka nisur punën me disa grupe nxënësish për të mësuar gjermanishten, nga niveli i parë në nivelet e tjera më të larta. Ajo thotë se nxënësit e duan gjuhën dhe kanë dëshirë të mësojnë.

Gjermanishtja në Gjirokastër

Gjermanishtja në Gjirokastër

"Unë jam Anila Ymeri, kam studiuar verën e kaluar në Vjenë gjermanishten. Synimi im ishte që këtu të gjeja nxënës që do të donin ta mësonin gjermanishten, sepse kjo ka lidhje shumë mendoj unë edhe me karakterin e fortë dhe autodisiplinën e njerëzve. Dhe e shikoj vërtet që nxënësit që kanë ardhur janë nxënës të autodisiplinuar së tepërmi, nxënës që e pëlqejnë së tepërmi gjermanishten, ju duket në sy dashuria për gjermanishten e nxënës, që në të ardhmen pse jo të kenë mundësi të studiojnë në universitete gjermanofone."

Duke ndjekur një orë mësimi, menjëherë konstaton se nxënësit e klasave të gjermanishtes janë të përqëndruar për të përvetësuar gjithcka. Ingridi thotë se dëshiron të ndjekë gjurmët e të parëve të tij, gjyshit që ka studiuar në Gjermani për arkitekturë. Ndërsa Iljana beson se një ditë do të jetë studente në një nga universitetet gjermane.

Qëndra komunitare funksionon me tre gjuhët bazë të Evropës, gjermanisht, Anglisht dhe frëngjisht, por Drejtore e saj Fatbardha Idrizi thotë se: "Shikohet me shumë interes nga komuniteti ynë gjuha gjermane. Ne si qendër komunitare multifunksionale jemi financuar nga ambasada gjermane, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ambasadën gjermane duke parë shumë interesat e të rinjve për të studiuar në Gjermani, për të kryer mastera në gjermani dhe me synimin për tu integruar në BE, kështu që mendojmë se gjuha gjermane është shumë e rëndësishme në komunitetin tonë."

Gjermanishtja në Gjirokastër

Gjermanishtja në Gjirokastër

Gjirokastra po i rikthehet një tradite të hershme e plot shkëlqim të saj, mësimit të gjuhës gjermane. Vitet 1900 – 1930 kanë qënë vite të arta, kur djemtë gjirokastritë si Eqerem Çabej, Rauf Fico, Vasil Laboviti, Apostol Meksi etj, studiuan në universitetet gjermane dhe u bënë më të mëdhenjtë e korifej të shkencës, diturisë, diplomacisë e emancipimit shqiptar.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Aida Cama



  • Data 21.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HbGM
  • Data 21.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HbGM