1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermanisë po i harxhohet peshku

Gjermania dhe BE-ja janë tregu më i madh në botë i importit për peshk dhe bashkëpërgjegjëse për pakësimin e peshkut në oqeane. Reformat në politikën e përbashkët të peshkimit duhet të ndryshojnë gjendjen aktuale.

Mbi 15 kilogram peshk ha çdo gjerman në vit. Kjo është katër herë më shumë se sa peshkatarët gjermanë lejohet të peshkojnë në ujërat e BE-së. Të dielën, më 6 Prill 2014 është në Gjermani "Fish Dependence Day". Ky term është i bazuar në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së dhe do të thotë pak a shumë "Dita e Varësisë së Peshkut". Ky është një tregues se sa mund të mbulohen kërkesat e vendit me peshk nga ujërat vendore. Matematikisht, Republika Federale e Gjermanisë nga data 6 Prill është tërësisht e varur nga importet e peshkut dhe prodhimet e detit.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Dita e Varësisë rillogaritet nga Fondacioni i Ri Ekonomik britanik për çdo vend të Bashkimin Evropian çdo vit. Në Itali, "Dita e Varësisë së Peshkut" do të jetë më 13 Prill, në Portugali ku çdo qytetar konsumon 61 kilogram peshk në vit, më 1 Maj. Mesatarisht, në të gjitha vendet e BE-së, data e fundit është 11 Korriku. Kjo për shkak se pothuajse gjysma e sasisë së peshkut të konsumuar në BE vjen nga ujërat jo evropiane.

Shfrytëzime me dekada

Fajtor për këtë janë vet evropianët. "Në fakt, shumë prej rezervave evropiane të peshkut janë në gjendje të keqe për shkak të mbipeshkimit që ka ndodhur me dekada dhe ato nuk mund të sigurojnë produktivitet optimal", thotë Nina Wolff nga organizata jo-qeveritare Ocean2012. "Kështu që Dita e Varësisë së Peshkut mund të shihet tani si një gisht i ngritur në shenjë paralajmërimi apo si një vërejtje serioze e shoqëruar me një apel për Qeverinë Federale për të ofruar ripërtrirje të shpejtë të rezervave tona peshkut." Por, për t'u arritur një gjë e tillë këto rezerva duhet të kenë më shumë kohë në dispozicion për të marrë veten se sa që ka qenë rasti deri tani.

Prandaj organizata për mbrojtjen e ambientit 'Greenpeace' dhe Fondacioni ambientalist 'WWF' kanë rekomanduar në raportet e tyre të fundit konsumatorët për të larguar nga menyja e tyre ngjalën dhe katër lloje të tjera të peshkut. Duke pasur parasysh që 30 për qind e oqeaneve konsiderohen si të mbipeshkuara, organizata WWF ka përpiluar një listë me 101 lloje të peshqëve, kryesisht lloje të importuar dhe rekomandon konsumatorët që të mos i blejnë ato. Për dallim harenga e Detit të Veriut dhe sardelet e Detit Baltik janë një zgjedhje e mirë, po ashtu si krapi apo mustaku i kultivuar në Evropë.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Një revolucion i vogël

Organizatat të ndryshme mendojnë se respektimi i ligjit për peshkim në BE i cili është në fuqi që nga janari i këtij viti do të ndihmonte në ndryshimin e gjendjes. Në ligjin e ri të peshkimit është vendosur për ndalimin e hedhjes në det të peshqve të peshkuar gabimisht dhe është kufizuar sasia e peshkimit. Peshkatarët e BE-së duhet të respektojnë rregulat e reja edhe nëse peshkojnë në ujërat afrikane. Atje mungon peshku i cili u shitet njerëzve në veri si një burim i rëndësishëm i proteinave. "BE-ja duhet të reduktojë kapacitetin e tij të peshkimit në mënyrë dramatike në oqeanet e botës," kërkon Francisco Mari nga orgaizata "Bukë për Botën". "Marrëveshje të Peshkimit me vendet në zhvillim mund të ketë vetëm në rastet e tepricave të vërteta për një lloj të caktuar dhe peshku duhet të përgatitet pastaj në vendet në zhvillim gjë që do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës."

Për Mari-n, reforma e BE-së është vetëm hapi i parë në drejtimin e duhur. "Peshkimi i BE-së mbetet një kërcënim për oqeanet në vendet jugore", thotë ai.