1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania vlerëson progresin e arritur në Kosovë

I dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, ambasadori Ernst Reichel viziton Prishtinën.

default

Nga takimi i diplomatit gjerman Ernst Reichel në Prishtinë me Enver Hoxhaj

I dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, ambasadori Ernst Reichel, deklaroi në Prishtinë se qeveria gjermane vlerëson progresin që është arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese. Ish ambasadori gjerman në Kosovë, po ashtu shprehu vullnetin e qeverisë gjermane për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën në shumë fusha. Siç njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, këto komente zoti Reichel i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Ambasadori Reichel ka vlerësuar të arriturat në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe ka shprehur angazhimin e Gjermanisë për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes për normalizim në tërësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Nga ana e tij, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, e vlerësoi si shumë të rëndësishme përkrahjen e Gjermanisë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Hoxhaj shprehu mirënjohjen e popullit dhe qeverisë së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen e madhe që po jep Gjermania në të gjitha aspektet duke shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës edhe për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, si një ndër patnerët kryesorë strategjik të Republikës së Kosovës.