1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania vendos zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Ditrih Shtajnbach filloi zyrtarisht detyrën e tij në Prishtinë.

default

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi prezantojnë flamurin e Kosovës

Pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ambasadori Shtajnbach, tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë do të jetë kryesisht në fushën politike, ekonomike dhe kulturore.

Ambasadori i porsaemëruar i Gjermanisë në Kosovë, Hans Ditrih Shtajnbah (Hans Dietrich Steinbach), filloi detyrën në Kosovë me një seri takimesh njohëse me udhëheqësit politikë kosovarë. Ambasadori Shtajnbah, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, shprehu mbështetjen e vendit të tij për Kosovën duke premtuar marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Cilat janë fushat e bashkëpunimit Gjermani-Kosovë?

Ambasadori Shtajnba prezantoi bashkëpunimin e ardhshëm kosovaro-gjerman: "Fushat e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, do të jenë ato politike, ekonomike dhe kulturore, ndërsa, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe mbi bazën e asaj që shumë shqiptarë jetojnë në Gjermani, edhe ata do të jenë edhe një urë lidhëse e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve". Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, tha se Gjermania është një ndër vendet më me ndikim në Bashkimin Evropian dhe ai shpreson se ky vend do ta ndihmojë Kosovën, në integrimin e saj në strukturat evropiane.

Republika Federale e Gjermanisë, është vendi i dytë pas Britanisë së Madhe, e cila vendosi ambasadorin e saj në Kosovë duke shënuar kështu edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

  • Data 31.03.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXqs
  • Data 31.03.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXqs