1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania vendi i dytë në listen e donatorëve

Me 100 Milionë Euro Gjermania do të jetë donatori i dytë pas Shba-ve për nga shuma që do të vërë në dispozicion për Kosovën. Këtë e bëri të ditur sot (10.07) në Berlin, ministria gjermane e punëve të jashtme.

Shuma e parave prej 100 milionë Euro është parshikuar të ndihmojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të Kosovës për vitet 2008 dhe 2009, thuhet më tej në deklaratën e publikuar nga minsitria e jashtme gjermane. Gjermania kështu zë vendin e dytë për nga shuma e donacioneve, mbas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat më parë kishin bërë të njohur kontributin e tyre prej 400 milionë dollarësh (225 milionë Euro). Fushat kryesore të ndihmës gjermane në Kosovë do të jenë energjia, kanalizimet dhe furnizimi me ujë të pishëm, nxitja e zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës, si dhe sektori i arsimit. Angazhimi gjerman orientohet sipas planit të qeverisë kosovare për zhvillim dhe është koordinuar me donatorët e tjerë. Përveç kësaj ndihme në planin bilateral, Gjermania vazhdon të derdhë një shumë të madh të ardhurash në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në organizatat e ndryshme ndërkombëtare të përfaqësuara atje, si dhe rreth 1,5 milionë euro në vit në kuadër të paktit të stabilitetit.

  • Data 10.07.2008
  • Autor ASH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ea1K
  • Data 10.07.2008
  • Autor ASH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ea1K