1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania vend i shtrenjtë pushimi

Euroja e fortë në të ardhmen mund të bëhet shkas që shumë njerëz të mos bëjnë pushime në Gjermani. Turistëve nga vendet jashtë zonës së euros iu duhet të rrëmojnë thellë në xhepat e tyre për pushimet në Gjermani.

Jena, Wagnergasse

Jena, Wagnergasse

Por euroja e shtrenjtë për shumë të tjerë nuk duket të jetë pengesë, pasi Gjermania po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar udhëtimi. Kështu konstaton Qendra Gjermane për Turizmin në Frankfurt.

Kërkesat mbi mesataren europiane

Zbuloni bukurinë dhe romantikën në Gjermani thuhet në këtë reklamë të shkurtër të vendosur në internet nga Qendra Gjermane për Turizmin. Muzika gjermane e dhomës shoqëron pamjet nga kështjellat dhe kalatë në mënyrë që në rradhë të parë amerikanët dhe britanikët të dallojnë bukurinë dhe romantikën gjermane siç shpjegon Petra Hedorfer, kryetarja e bordit të Qendrës për Turizmin. "Kërkesa për Gjermaninë në raport me zhvillimin ndërkombëtar është mbi mesataren europiane. "

Paris Hilton me ariun berlinez Knut

Paris Hilton me ariun berlinez, Knut

Tre milionë euro për reklama

Çdo vit ajo jep nga mjetet financiare të federatës rreth tre milionë euro për reklamën jashtë vendit të Gjermanisë si destinacion turistik. Shumëkujt kur flitet për destinacione turistike në Europë mendja i shkon më shumë tek Italia, Spanja apo Franca. Për shumë të huaj megjithatë Gjermania është zgjedhja e parë thotë Hedorfer. "Gjermania vërtet është ngritur me një pozicion. Mendoj se kjo flet për vazhdimësinë e këtij ndryshimi imazhi që kemi konstatuar vitin e kaluar falë kampionatit të futbollit dhe faktorëve të tjerë që i paraprinë atij."

Wandern

Turizëm

Por meqënëse vetë gjermanët janë kampionë turizmi dhe për pushimet e tyre kanë destinacion më shumë një vend mesdhetar perceptimi në Gjermani do të vazhdojë të jetë i shtrembëruar. "Parë në plan ndërkombëtar Gjermania është vërtet tregu më i madh sa i takon udhëtimeve jashtë vendit. Edhe gjatë vitit 2006 me rreth 74,5 milionë udhëtime jashtë vendit të gjermanëve ne kryesojmë në treg."

Zell mbi Mosel

Zell mbi Mosel

Turizmi i brendshëm në rritje

Megjithatë të shumtë janë ata që pushimet i bëjnë brenda vendit. Në këtë sektor gjatë këtij viti është shënuar një rritje e dukshme ndërkojë që niveli i pushimeve jashtë të gjermanëve ka mbetur në vend. Turistëve të brendshëm iu shtohen edhe ata nga jashtë, numri i të cilëve është rritur me rreth 3 për qind.

Sipas kryetares së bordit Hedorfer, përllogaritjet e Qendrës për Turizmin tregojnë se të dy faktorët kontribuojnë që Gjermania të jetë tregu më i madh i turizmit në botë edhe si destinacion pushimesh. Statistikat franceze dhe italiane kanë tjetër pamje por kjo për shkak të metodave të ndryshme të matjes. Sidoqoftë turizmi në Gjermani pritet të jetë një sukses edhe gjatë vitit 2008.

  • Data 17.12.2007
  • Autor Feliks Lincke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccf1
  • Data 17.12.2007
  • Autor Feliks Lincke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccf1