1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjermania shton ndihmat për Pakistanin - Gatishmëri e pakët e popullsisë për të ndihmuar

Qeveria gjermane reagoi ndaj apelit urgjent të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të bërë më shumë për viktimat e përmbytjes në Pakistan. Ajo e dyfishoi ndihmën e saj urgjente nga pesë në dhjetë milionë euro.

default

Ndihmat gjermane të rezervuara për shkak të situatës politike

Organizatat joqeveritare, që angazhohen në ndihmën për katastrofën, ankohen se gatishmëria e qytetarëve gjermanë për të dhënë ndihma është shumë e vogël. "Aksioni Gjermania ndihmon", në të cilin bëjnë pjesë dhjetë organizata të njohura, dha alarmin: Ndihmat, që ndodhen në Pakistan janë shpërndarë thuajse të gjitha dhe tani mungojnë paratë për të sjellë të reja.

Überschwemmung in Pakistan

Helikopterët xjerrin njerëtit nga fshati Noshvera

Normalisht gjermanët konsiderohen të gatshëm për të dhuruar. Në rastin e cunamit në Oqeanin Indian, apo në tërmetin në Haiti, përherë janë mbledhur brenda një kohe të shkurtër miliona. Por kësaj radhe ndihmat janë me pikatore. Kështu seksioni gjerman i organizatës Oxfam ka mbledhur vetëm disa mijëra euro ndihma, informon shefi i tij Ralf Bendix.

„Ndryshimi themelor është, se deri tani kanë vdekur vetëm 1.600 vetë, apo pak më shumë, ndërsa në katastrofat e tjera humbën jetën menjëherë qindra mijëra dhe më shumë. Dhe siç duket vëmendja publike dhe ajo e qeverive mobilizohet shumë më shpejt përmes numrit të të vdekurve, se sa nga paralajmërimet, që japim ne tani, se mund të ketë shumë më tepër të vdekur, n.q.s. nuk ndodh asgjë."

Pakistan Überschwemmung Flut

Në mes të ujërave

Zëdhënësja e Kryqit të Kuq gjerman, Svenja Koch, ka një tjetër shpjegim për mungesën e gatishmërisë për të dhënë ndihma: Gjermanët e lidhin Pakistanin me trazirat e brendshme, me luftërat dhe aktet e dhunës.

„Ekzistojnë shumë katastrofa të bëra nga njeriu dhe këtu dhuruesit janë gjithnjë të rezervuar."

Töpfer: Organizatat humanitare reaguan shumë shpejt

Një shqetësim i shumë njerëzve është fundja që për shkak të korrupsionit dhe veprimit të organizatave islamiste në Pakistan paratë e dhuruara nuk mbërrijnë tek nevojtarët. Klaus Töpfer, ish- shefi i programit të OKB-së për mjedisin dhe aktualisht zëvendëspresident i Ndihmës gjermane Kundër Urisë në Botë, mundohet ta largojë këtë shqetësim.

„Organizatat humanitare kanë vepruar shumë, shumë shpejt dhe shumë direkt, në atë masë sa ç'mund të arrihej të shkohej në ato zona. Eshtë Diakonia, e cila ka qenë shumë aktive në terren - po flas nga perspektiva gjermane - është Caritas-i, është Ndihma kundër Urisë në Botë, që është e përfshirë në aleancë, e cila nga ana tjetër ka përsëri partnerë atje. Ata të gjithë punojnë së bashku me autoritetet lokale."

Pakistan Flut Katastrophe 2010 Flash-Galerie

Ushtria ndihmon banorët të evakuohen

Dhe këta janë njerëz të rregullt, që punojnë në baza vullnetare. Svenja Koch e Kryqit të Kuq thekson edhe një tjetër arsye për mungesën e gatishmërisë për të dhuruar:

Shumë katastrofa njëherësh

„Ne kemi një verë katastrofash. Që nga pelikanët e ngjyer me naftë në Gjirin e Meksikës, tek Love Parade, përmbytjet në Saksoni, deri te djegiet e pyjeve në Rusi. Prandaj jemi mirënjohës për secilin, që nuk i mbyll sytë para gjithë kësaj dhe jep p.sh. për të përmbyturit në Pakistan. Në krahasim me Haitin është me siguri më pak, por ne mendojmë se njerëzit do të vazhdojnë të dhurojnë, kështu që ne do të mund të zgjerojmë ndihmën tonë."

Këtë optimizëm të rezervuar shpreh edhe Ralf Bendix i Oxfam-it.

„Ju e shikoni, qeveria e ka dyfishur nga dje më sot angazhimin e saj. Shpresa jonë është, që kjo të ndodhë kudo në botë dhe që ne të mos e jetojmë atë, që kemi frikë se mund të ndodhë në Pakistan."

Autor: Peter Stützle / Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OmYP
  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OmYP