1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania sërish anëtare në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Në 2013 Gjermania është sërish anëtare në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut me seli në Gjenevë. Qeveria synon të japë impulse të reja, pas fundit të rotacionit dyvjeçar të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit.

epa03392270 United Nations Secretary-General Ban Ki-moon (L) delivers his speech during the 21st session of the Human Rights Council, at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 10 September 2012. EPA/SALVATORE DI NOLFI +++(c) dpa - Bildfunk+++

Eröffnung der 21. Sitzung des UN-Menschenrechtsrats in Genf 2012

Gjermania është në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut një anëtare tashmë e njohur: kur u krijua për herë të parë ky forum në 2006, diplomatët gjermanë ishin qysh në fillim të pranishëm në sallën plenare në Gjenevë. Pas rotacionit trevjeçar ky mandat përfundoi. Nëntorin e vitit të kaluar Gjermania mori në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së 127 vota për aplikimin e saj për anëtarësim në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, duke u klasifikuar kësisoj bashkë me SHBA-në dhe Irlandën si vendi i tretë perëndimor i antarësuar në këtë forum për periudhën 2013-2015.

Projekte konkrete

Bashkë me shtetet e tjera të BE-së Gjermania do të kontribuojë, që të mos mbeten pa u ndëshkuar krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzores në Siri. Por rezolutat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut nuk janë të detyrueshme sipas së drejtës ndërkombëtare - ndryshe nga ato të Këshillit të Sigurimit. Sidoqoftë këto rezoluta mund të shërbejnë si bazë politiko-morale për vendimet e Këshillit të Sigurimit.

Përveç kësaj gjatë tre viteve të ardhëshme Gjermania do të angazhohet për rezoluta në Këshillin botëror të të Drejtave të Njeriut për intensifikimin e masave kundër tregtisë ndërkombëtare me njerëz, si dhe për të drejtat e aksesit në ujin e pijshëm dhe të strehimit për të gjithë.

Die UNO Gebäude, aufgenommen in Genf am 22. Mai 2010. Foto Uwe Gerig

Selia e OKB-së në Gjenevë

Anëtarë të diskutueshëm

Këshilli i të Drejtave të Njeriut u krijua para shtatë vjetësh si pasues i Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që ishte përfshirë nga kritika të shumta. Detyrat e tij konsistojnë në vëzhgimin e situatës së të drejtave të njeriut në të 193 vendet anëtare dhe të ndihmojë në garantimin e të drejtave bazë politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Ndër to bëjnë pjesë edhe e drejta për jetën, prona personale, aktivizimi në politikë si dhe liria e shprehjes së mendimit dhe e besimit.

Por qysh në fillimet e tij Këshilli i të Drejtave të Njeriut hasi në kritika, sepse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur vazhdimisht vende anëtare, në të cilat ka shkelje të të drejtave të njeriut. Përpara dy vjetësh me Libinë në këtë këshill u zgjodh udhëheqësi i revolucionit Muhammar al-Gaddafi. Ndërkohë nga 47 vendet anëtare janë edhe Kina, Rusia, Kuba dhe Arabia Saudite, të cilat janë vende mjaft të diskutueshme sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut. Edhe me anëtarët e rinj në 2013 si Brazili, Sierra Leone dhe Kenia vijnë në forum vende që klasifikohen si "të diskutueshëm" prej organizatave të të drejtave të njeriut Human Rights Watch dhe Amnesty International.