1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania premton 28.3 milionë euro ndihmë për Kosovën

Ambasada gjermane në Prishtinë, bën të ditur se qeveria gjermane në donacionin e radhës, ka premtuar 28.3 milionë euro ndihmë për Kosovën.

default

Pristina Haupstadt Kosovo

Në njoftim thuhet se, Gjermania si donatori i dytë më i madh, pas SHBA-së, do ta mbështesë Kosovën edhe më tej për zbatimin e reformave të nevojshme në kuadër të procesit të afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Kjo u arrit, pas konsultimeve ndërqeveritare ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës. Këto konsultime kishin në fokus bashkëpunimin politik dhe zhvillimin.

"Pas përfundimit me sukses të këtyre konsultimeve, që zhvillohen një herë në vit, qeveria gjermane premtoi ndihma financiare në vlerën prej 28,3 milionë eurove, të cilat i shërbejnë zbatimit të projekteve në pikërëndesat përkatëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në fushën e energjetikës dhe ujësjellist, si dhe të arsimit bazë", thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Prishtinë.