1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania pranon 5000 refugjatë sirianë

Kontigjenti i parë i refugjatëve sirianë pritet të arrijë në Gjermani javën e ardhshme. Qeveria momentalisht nuk planifikon të marrë më shumë se 5000 sirianë.

Grupi i i parë i 5000 refugjatëve sirianë nga lufta civile, pranimin e të cilëve qeveria gjermane e bëri të ditur në pranverë, do të mbërrijë të mërkurën në Gjermani, njofton ministria e Brendshme. Të 110 refugjatët e luftës civile do të dërgohen me një avion nga rajoni i krizës në Hanover dhe fillimisht do të vendosen në një kamp për refugjatë. Më vonë ato do të shpërndahen në lande të ndryshme gjermane. 250 refugjatë kanë ardhur ndërkohë me iniciativën e vet në Gjermani, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Brendshme. Refugjatët e tjerë do të vijnë në muajt e ardhshëm.

Konflikti ndërmjet udhëheqjes siriane të Bashar al-Asadit dhe opozitës vazhdon më shumë se prej dy vjetësh e gjysëm. Sipas të dhënave të OKB-së më shumë se dy milionë sirianë janë arratisur nga vendlindja e tyre si pasojë e konflikteve, në mesin e tyre ka shumë fëmijë. Shumica e tyre jetojnë në kampet e refugjatëve në shtetet fqinje. Me pranimin e 5000 njerëzve në nevojë nga Siria "Gjermania është pararendëse në rajon", tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme. Gjermania është pas SHBA-së donatori i dytë i ndihmave humanitare në terren. Zëdhënësi theksoi gjithashtu se që nga viti 2011 janë pranuar më shumë se 17.000 azikërkues.

Nuk do të merren refugjatë të tjerë nga rajoni

Zyra Federale gjermane për Migracion dhe Refugjatë

Zyra Federale gjermane për Migracion dhe Refugjatë

Megjithatë qeveria gjermane nuk planifikon të sjellë në Gjermani refugjatë të tjerë nga Siria. Por jemi vazhdimisht në shqyrtim të gjendjes, për të parë "se çfarë mund të bëhet më shumë", thotë një zëdhënës. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u bëri thirrje edhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë një numër më të madh refugjatësh sirianë, duke patur parasysh dramën e tyre. Ai u bëri thirrje partnerëve evropianë që ta mendojnë edhe një herë angazhimin e tyre dhe ndoshta edhe ta thellojnë atë." Tema Siri do të luajë një rol në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm të BE pas samitit të G20 në fund të javës.

Duke patur parasysh intervistën televizive të Vladimir Putinit, që u transmetua të mërkurën, Seibert tha: "Ka pak gjasa, që Rusia të ndryshojë kurs." Në intervistë presidenti rus tha se mund ta aprovojë një ndërhyrje të udhëhequr nga amerikanët në Siri, nëse do të ketë dëshmi "bindëse" për një sulm me armë kimike nga Damasku. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm Westerwelle do të zhvillojnë "biseda intensive" për çështjen e Sirisë me homologët e tyre në St Petersburg, tha Seibert.