1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania po bëhet gjithnjë e më e sigurtë

Shifrat i përgjigjen tendencës së viteve të fundit: ndërkohë që totali i akteve penale është ulur me një për qind, kuota e rasteve të sqaruara është rritur nga 54,8% në 55,6%.

default

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, paraqiti me 18 Maj 2010 në Berlin statistikat e fundit për kriminalistikën

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizère dha të martën (18.5.) kryesisht mesazhe pozitive, por shprehu edhe shqetësim dhe paralajmëroi ndaj rrezikut të konkluzioneve të gabuara. Një numër më i vogël aktesh penale mund të jetë edhe pasojë e ndryshimit të sjelljes kallëzuese të qytetarëve. Gjithashtu mungon informacioni mbi numrin e rasteve të pakallëzuara.

Spekulimet janë një gjë dhe shifrat konkrete një tjetër.

Plot gjashtë milionë akte penale, nga grabitjet e dyqaneve e deri tek krimet kapitale, shënojnë nivelin më të ulët që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1993. Kristiandemokrati de Maizière e shpjegon këtë edhe me punën e mirë të policisë. Përfundimi i ministrit: "Gjermania është ndër vendet më të sigurta në botë."

"Ne jemi krenarë që individi mund të veprojë në publik i parrezikuar. Kjo vlen për sheshet publike, për kthimin me metro pas një vizite në teatër, për festat në rrugë dhe aktivitete të tjera."

Symbolbild Autoknacker

Përqindja e të dyshuarve jo gjermanë më e lartë

Përqindja e të dyshuarve jogjermanë në krahasim me pjesën e jogjermanëve në totalin e popullsisë është më e lartë se përqindja e të të dyshuarve gjermanë. Por de Maizière paralajmëroi ndaj përgjithësimeve. Jogjermanët e integruar mirë e që punojnë në Gjermani nuk janë aspak më shpesh autorë aktesh penale.

Sa i takon krimit të organizuar keqbërësit përfitojnë nga kufijtë e hapur në Evropë dhe nga globalizimi, tha ministri i Brendshëm gjerman:

"Keqbërësit janë kryesisht grupe të përziera kombëtare: italianë me gjermanë, shqiptarë me gjermanë, bullgarë me gjermanë apo kombësi të tjera."

Bie numri i krimeve të dhunshme

De Maizière përmendi me kënaqësi uljen e numrit të krimeve të dhunshme me 1,2% në rreth 208.000. Në këto akte penale bëjnë pjesë grabitjet si dhe lëndime të rrezikshme dhe të rënda trupore. Numri i të rinjve nga 14 deri 18 vjeç, të përfshirë në akte penale, ka shënuar një rënie prej 9%. Disa raste të veçanta shumë brutale, si ai i javës së kaluar në Hamburg, ku ndodhi një vrasje mes të rinjsh, çojnë në një perceptim të gabuar të situatës reale të rrezikut.

Autodiebstahl

Një polic pranë një makine të vjedhur në Leipzig

Shtohen rastet e vjedhjes së makinave

Me rreth 9% është rritur numri i grabitjeve të makinave. Kjo u shpjegua me ndryshimin e sjelljes së keqbërësëve pas hapjes së kufijve. Më parë makinat e vjedhura çmontoheshin, ndërsa tani menjëherë pas vjedhjes dërgohen në drejtim të Evropës Lindore. Për shkak të heqjes së kontrolleve ne kufi, keqbërësit e kanë më të lehtë t'i kalojnë ato përtej kufirit, pa pasur nevojë t'i çmontojnë.

Bie kriminaliteti me përmbajtje pornografike në internet

Symbolbild Netzpolitik

Pesha e dëmit, që sjell, më e madhe se e kureshtjes

Ministri gjerman de Maizière tha se nuk duhet arritur megjithatë në përfundimin se ka rënë edhe konsumi i përmbajtjeve të tilla, kryesisht me foto nga pornografia me fëmijë. Materiali vjen kryesisht nga jashtë:

"Ndoshta ne jemi përqëndruar së tepërmi në shuarjen, apo bllokimin e ofertave. Por nuk ka ofertë pa kërkesë. Për këtë arsye duam të vendosim në qendër të vëmendjes kërkesën, e cila dënohet penalisht. Për këtë qëllim po punoj mbi disa ide, të cilat ende nuk janë pjekur për diskutim.“

Ministri i Brendshëm gjerman foli për tre ose katër vende, nga të cilat materiali pornografik me fëmijë arrin përmes internetit në Gjermani. Kjo nuk do të thotë automatikisht se prodhohet në ato vende. Emrat e vendeve de Maizière nuk donte t'i përmendte, ende jo.

Autor: Marcel Fürstenau/Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 19.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NRbd
  • Data 19.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NRbd